Dhëndri i Xhafës, drejtori që nuk njeh ligj! Fushatë për PS

Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Ditjon Baboçi, i cili është dhëndri i Fatmir Xhafës, shkel ligjin duke marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të dërguar nga një qytetar. Sipas mesazhit të dërguar në adresë të Berishës, dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboçi është drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës. Por, kjo nuk e ka ndalur atë t’i bashkohet një aktiviteti të FRESSH, ku edhe është kapur fotoja. Berisha shkruan në Facebook se dhëndri i Xhafës nuk njeh ligj.
“Dhëndri i Fatmir Xhafës nuk njeh ligj! Qytetari dixhital e denoncon atë për shkelje të ligjit!”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin e qytetarit.
“Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Tiranë merr pjesë në fushatën elektorale. Fotoja më sipër tregon Ditjon Baboçin, dhëndër i Fatmir Xhafës dhe njëkohësisht drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit të Territorit në Bashkinë Tiranë, duke marrë pjesë në një aktivitet të FRESSH.
Ligji për Nëpunësin Civil i ndalon rreptësisht drejtorët e Përgjithshëm të marrin pjesë në çfarëdolloj aktiviteti politik, në çfarëdolloj orari, para ose pas pune”, shkruan qytetari.

Drejtoresha e Teatrit, Korçë merr pjesë në fushatën e PS

Drejtoresha e Teatrit në Korçë, Zamira Kita, bën fushatë për Partinë Socialiste në orarin e punës, duke shkelur ligjin. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha, pas një mesazhi të dërguar në adresë të tij nga një qytetar nga Korça. “Drejtoresha Kita denoncohet nga qytetari dixhital për shkelje të ligjit. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij”, shkruan Berisha.
“Drejtoresha e Teatrit Korçë, Zamira Kita, pasi mori tenderin për Teatrin rreth 2 milionë euro, dhe duke hequr ca mënjanë për vete, nuk po lë mbledhje e miting pa vajtur, pavarësisht se është në orar të punës dhe paguhet me lekët e taksapaguseve të majtë dhe të djathtë dhe nga ata pa parti”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakI persekutuari-Nikollës: Nuk do të jemi kurrë me ty dhe me PS
Artikulli tjetërDemiraj-Borchardt: Prioritet, zgjedhjet e lufta ndaj drogës