Pas rinovimit të Allegrit, në shtëpinë e Juventusit nis merkato. Tekniku i bardhezinjve i ka kërkuar drejtuesve të klubit përforcime dhe drejtori i Përgjithshëm i “Zonjës i Vjetër”, Beppe Marotta po punon për t’i plotësuar çdo dëshirë. Për mesin e fushës emri më i përfolur është ai i futbollistit të Sevillias, Steven N’Zonzi, i cili ka një klauzolë që kap shifrat e 40 milionë eurove. Përshtypjet janë se marrëveshja duket shumë pranë.
Madje, vetë dëshira e 28-vjeçarit është të kalojë në radhët e bardhezinjve. Krahas emrit të N’Zonzi në radarët e kampionëve të Italisë është edhe mesfushori i Lyon, Corentin Tolisso, kartoni i të cilët shkon mbi 50 milionë euro dhe në ndjekje të tij janë shumë skuadra të mëdha. I njëjti argument vlen edhe për futbollistin e Monacos, Fabinho. Në listë janë edhe Emre Can i Liverpool, Matic i Chelsea dhe Paredes. Alternativat nuk mungojnë dhe në ditët në vazhdim, me shumë mundësi do të vijë goditja e parë në merkato nga ana e Juventusit.