Shkëlqen Ronaldo, 11 ndeshje 18 gola

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer ndaj Letonisë, duke shënuar dy gola. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka mbyllur sezonin 2016/17 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ndihmuar “Los Blancos” të fitojë La Ligan dhe Champions Leaguen. Sipas disa statistikave, muaji prill dhe maj është më i miri në karrierën e portugezit, i cili asnjëherë nuk ka qenë në formë të lartë në fund të sezonit.
Këtë e tregojnë më së miri edhe golat që ka shënuar, që të gjithë kanë qenë gola që i kanë dhuruar fitore dhe pikë Realit. Me dy golat të shtunën ndaj Letonisë, ai ka shkuar në kuotën e 18 golave në 11 paraqitjet e fundit me klub dhe kombëtare, statistika që tregojnë se portugezi është rrugës së mirë për të fituar Topin e pestë të Artë në karrierë, aq sa ka edhe Lionel Messi.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe trajneri, Zinedine Zidane, e kanë mbyllur sezonin me Real Madridin në mënyrë mbresëlënëse, duke fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. Portugezi shkëlqeu në ndeshjet e fundit me Los Blancos duke shënuar me shumë gola se ndeshje dhe ndihmuar Realin të fitojë dy tituj. Për këtë, ai ka fituar çmimin “Onze d’Or”, si lojtari më i mirë për sezonin që lamë pas. Çmimin “Onze d’Or”, për trajnerin më të mirë të sezonit e ka fituar Zinedine Zidane, i cili u bë trajneri i parë në histori të Championsit që triumfon dy herë me radhë në këtë garë.

Artikulli paraprakBruno Telushi drejt Slaven Belupo
Artikulli tjetërNis epoka Spaleti