Mediu në Kavajë: Një herë në 4 vjet ju jepet mundësia, votoni PD

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mori pjesë në një takim me simpatizantë dhe përkrahës në lagjen 2 të Kavajës, në mbështetje edhe të kandidatit të PD për kryetar bashkie, Isa Sakja. Mediu premtoi taksa të ulëta me Republikën e re për të krijuar një ekonomi të fortë.
“Nuk ka asgjë më të vlefshme sesa vota. Një herë në 4 vjet na jepet shansi të gjykojmë, një herë në 4 vjet na jepet shansi të vendosim dhe më 25 qershor është momenti për të vendosur. Ju ftoj që më 25 qershor të votoni nr. 6 PD, nr. 3 Isa Sakja, të merrni në dorë fatin tuaj për të drejtuar të ardhmen e gjithë Shqipërisë”, tha Mediu.
Mediu akuzoi qeverinë Rama, ndërsa bëri apel për të votuar Lulzim Bashën si e vetmja mundësi për të mos e lënë Shqipërinë peng të klaneve të qeverisë Rama që po i marrin frymën këtij vendi.

Artikulli paraprakFushata zgjedhore, Financat kontrolle “blic” në doganat kufitare
Artikulli tjetërLufta e 6 Ditëve?, Amoz Oz: Pas 50 vjetësh nuk ka përfunduar akoma