Qarku i Fierit nxjerr 16 deputetë, por ende nuk dihet se përse Edi Rama ka vendosur ta lerë jashtë parlamentit Gramoz Ruçin, Sekretarin e tij të Përgjithshëm, ose personin që i dha kreun e PS-së në vitin 2005. Që Edi Rama ka treguar mosmirënjohje ndaj të gjithë kastës së PS-së, kjo nuk është gjë e re, por Gramoz Ruçi, ishte ai që fliste fjalën e fundit dhe që i ka qëndruar përherë besnik ish-kreut të Bashkisë, që zuri vendin e Fatos Nanos, këtu e 12 vjet më parë. Në këto zgjedhje Gramoz Ruçi, është në vendin e nëntë në listën e Fierit, një vend aspak komod ky në kufijtë e të pamundurës që ta marrë mandatin. Edi Rama ka preferuar që në krye të listës të verë Erion Braçen, një njeri pa ndonjë peshë specifike në Partinë Socialiste dhe që se merr askush seriozisht, por nuk rezervoi një vend fitues për Gramozin, i cili u ka skërmitur dhëmbët gjithmonë të tjerëve për të mbrojtur Ramën. Shërbimin e fundit ja bëri më datë 21 prill kur doli në Parlament për t’i dhënë ultimatumin Metës për postin e Presidentit një “bela” që Rama kish kohë që mundohej ta nxirrte nga skena politike. Por me sa duket kryatari i partisë nuk ja ktheu nderin me të njëjtën mënyrë.
Fieri
Që PS të marrë e vetme mandatin e 9 në Fier i duhen jo pak, por plot 114 mijë vota. Këtë shumë votash nuk e ka marrë as në ditët e saj më të mira në këtë qark, që ishte viti elektoral 2013. Mos harrojmë, që tashmë është e vetme dhe nuk ka vota plotësuese si fjala vjen të LSI, PSD apo PDS, që plotësonin hendekun e votave dhe i maksimizonte ato. Në rast se do të ndjekim trendin e votave, nga zgjedhjet në zgjedhje PS në këtë qark është rritur vetëm me 4 mijë vota në vitin 2013, ku arriti të merrte 89 mijë. Fieri është një qark ku në zgjedhjet e 2013 një mandat deputeti jashtë koalicionit, përktheje me 12 681 vota. Kjo shifër e shumëzuar për nëntë mandate që i duhen PS për ta bërë Ruçin deputet, korrespondon me shifrën e 114, 121 vota nga 89 mijë vota që ka aktualisht, ose e barabartë me shtatë mandate. Madje për të arritur dhe tek mandati i tetë, që është ai i Anduel Xhindit, duhet të ketë një rritje prej 11.811 vota. Por le të shohim pak pasqyrat, se sa vota ka marrë PS-ja në dy zgjedhjet e fundit parlamentare, pra në 2009 dhe 2013. Viti 2005 nuk mund të merret si referim, pasi në atë kohë përdorej sistemi mazhoritar. Në vitin 2009 pse si subjekt politik ka marrë as më shumë e as më pak, por 85 700 vota. Në vitin 2013, që ishte dhe kulmi me të cilin krenohet Rama, kishte një rritje me rreth katër mijë vota si subjekt, duke shkuar në 89600 vota. Në asnjë rast, këto 8 vite PS nuk e ka kaluar këtë shifër e vetme, pra e vetme ky subjekt politik nuk merr dot më shumë se 7 mandate në Qarkun e Fierit dhe me siguri që Gramoz Ruçi e di fare mirë këtë.
Vlora
Por duket se as Rama nuk i ka punët mirë në Qarkun e Vlorës. Në këtë qark kanë marrë pjesë në zgjedhje në vitin 2013, 121 mijë zgjedhës, dhe për të nxjerrë një mandat bazuar në rezultatet e atij viti duhen 10 100 vota, ose për ta marrë gjashtë mandate një subjekt më vetë duhen siç pretendon Rama duhen 60 600 vota. Partia Socialiste si subjket në zgjedhjet e vitit 2013 pati rritjen më të mirë të 27 viteve me 56 480. Në vitin 2009, ky subjekt politik mori vetëm 47 200 vota. Pra një rritje jo e vogël, që duket se është maksimalja për këtë subjekt politik në rang qarku. Këtë vit, ajo nuk ka tre forcat politike ose furnizueset më të mëdha të qarkut në koalicion. LSI me 10 552 vota, PBDNJ që konkuron nën siglën e PD-së pra i kalon kësaj force politike 6321 vota dhe PDIU që ka rreth 6800 vota të dyja këto forca politike me nga një mandat. Ndërkohë, objektivi i Partisë Demokratike, e cila ka maksimizuar votat në këtë qark është që të marrë 5 deputetë, dhe në rast se LSI-PDIU marrin nga një deputet, atëherë votat që i mungojnë për të marrë mandatin shkojnë drejt kufirit të së pamundurës.
Ramës i mungojnë 300 mijë vota që i dhanë fitoren në vitin 2013
Nga dalja më vete e partive aleate, Edi Ramës i mungojnë rreth 300 mijë vota që i mungojnë në koalicionin e vitit 2013. Në fakt dhe në atë vit, PS nuk pati ndonjë rritje të dukshme, por ishin manovrat e LSI-së ato që çuan në humbjen e PD-së. Edi Rama dhe PS sërisht mbeti në kufijtë 65 deputetëve. Madje tre nga këta deputetë ja siguroi koalicioni, pasi në rast se do bënim një llogari me votat e marra PS nuk do i merrte dot më shumë se 62 deputetë. Me LSI dhe aleatët e tjerë jashtë koalicionit, nuk do të merrte numrin e deputetëve që mori në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tiranë, Durrës apo edhe Berat e Gjirokastër. Sot pas katër vitesh të Ramës në pushtet dhe kjo shifër e vitit 20013 është shumë e vështirë për t’u arritur. Maksimumi i votave është atë vit. Eshtë e pamundur, matematikisht që Rama të rrisë në atë masë numrin e deputetëve sa të marrë deputetin e 9 në Fier, dhe jashtëzakonisht e vështirë që të marrë dhe vehten e tij në Vlorë. Në Fier i duhen më shumë se 24 mijë vota, ose rritje me 12 për qind nga 2013-ta, ndërsa në Vlorë i duhet një rritje si forcë politike dhe 5% të tjera. Shifrat janë kokëfortë, dhe nëse në këto qarqe Rama përsërit rezultatin e vitit 2009, atëherë ka mundësi që humbet Vlorën dhe të dalë barazim në Fier, që i konsideron si hambarin e votave për partinë e tij.
Sondazhet e paguara, Rama kërkon të ngushëllojë Gramozin dhe veten!
Edi Rama e di mirë këtë fakt, dhe prandaj ka nxjerrë shërbyesit e tij mediatikë të bëjnë sondazhe fantazmë, të cilat nuk i afrohen aspak realitetit. Për të qetësuar Ruçin ai nxorri një sondazh për Fierin, që as vetë nuk e beson, duke e çuar shifrën nga 44% që kish marrë PS në 56% që i duhen për të fituar Ruçi në këtë qark. Një rritje me 12 për qind i thonë jo pak, por 24 mijë vota në qark. Pra, mos marrë një mandat LSI dhe mos marrë mandat as PDIU, ndërkohë që forcat e tjera PDS dhe PSD mos marrin asnjë votë, diçka e pamundur po të kemi parasysh realitetin shqiptar. Se çfarë ka bërë Rama për Fierin kjo dihet tashmë. Nga Ura Vajgurore dhe e gjithë zona përreth Zharrëzës dihet se çfarë përjetuan. Fieri është nga rrethet që e ka provuar mirë në kurriz varfërinë që ai shkaktoi katër vjet. Mos harrojmë që Rama, Fierin kishte si synim ta kthente në koshin e plehrave të Evropës. Sinjali i parë u dha në vitin 2015, ku Partia Socialiste si sibjekt në këtë rreth mori vetëm 57 mijë vota në zgjedhjet lokale. Natyrisht, kur bëhet fjalë për zgjedhje të përgjithshme, nuk mund të bazohesh tek zgjedhjet lokale, por një sinjal është. Ndërsa për sa i përket Vlorës, pakënaqësia u vu re tek pjesëmarrja ku vetëm 37 për qind e votuesve morën pjesë në zsgjedhjet lokale dhe PS mori vetëm 35 mijë vota.
E njëjta situatë në vitin 2013 PS nuk mund të merrte dot as 60 mandate
Votat që humbasin
LSI-180.470 mandate 16
PSD -10.220 – mandate 0
PKDSH -7993 – mandate 1
PDS – 11891 mandate – 0
AP – 8927 – mandate 0
PBDNJ – 14 722 mandat 1 (kalon djathtas)
Total 234.223 vota
FRD 29310 (jashtë koalicionit)
PDIU 44957 (brenda koalicionit të djtahtë)
PS e si subjekt viti 2013, 713.407
PS e vetme jashtë koalicionit më pak se 60 mandate në vitin 2013
Mesatarja votave për një mandat në rang vendi 12.319 vota
Armand MAHO