Kush fshihet pas skandalit të publikimit të tezave të maturës

Tezën e maturës e ka nxjerrë sekretari i Përgjithshëm i mafies së MAS Plarent Ndreca, denoncuar nga KLSH për vjedhje të miliona eurove. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar dje denoncimin e një inspektori, i cili ka bërë të ditur se sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit është autor i skandalit të publikimit të tezave të provimeve të maturës para mbajtjes së provimeve të shtetit. “Inspektori dixhital denoncon Plarent Ndrecen, sekretarin e Përgjithshëm të mafies së MAS për nxjerrjen e tezës së maturës dhe organizimin e rrjetit të shpërndarjes së saj sipas përkatësisë politike. Sipas denoncimit është gjendur celulari që ka fotografuar zgjidhjet. Të dhënat paraprake implikojnë Ndrecën dhe kushërirën e tij. Byzylyku është kodi i shpërndarjes së zgjidhjes. Ndreca ka parapërgatitur nxjerrjen edhe të tezave të provimeve të ardhshme”, shkruan Berisha në reagimin e tij, ndërsa i bën thirrje ministres të shkarkojë menjëherë dhe të dërgojë për ndjekje penale këtë mafioz të rrezikshëm. Gjithashtu ish-Kryeministri i ka bërë thirrje thirrje Prokurorisë të ndërhyjë për të vendosur para ligjit shkatërrimtarin e maturës shtetërore Ndreca. Më poshtë janë mesazhet e inspektorit dixhital: “I nderuar Doktor! Përpara se të të parashtroj disa problematika që po hasim me mafiozët në MAS, dëshiroj t’ju uroj shëndet. Ju informoj se Plarent Ndreca është përgjegjësi kryesor për daljen e tezës së provimeve, e cila u kap në flagrancë nga ministrja Karabina në Kurbin, ku drejtoreshë arsimi është kushërira e Plarent Ndrecës. Ky telefon u kap nga vetë ministrja dhe siç duket nga fotoja është zgjidhur në një tavolinë zyre dhe kjo duket qartë nga lloji i tavolinës dhe gishtat e drejtoreshës së arsimit që e ka zgjidhur nga zyra e vet inspektorët e MAS në Kurbin nuk kryenin asnjë lloj efekti në provime, sepse kur vetë ministrja kapi 5 vetë duke kopjuar haptazi, mendoni pak se ç’bëhet më tej. Janë ende 2 provime të maturës, të cilat janë në rrezik të madh me Plarent Ndrecën në krye, pasi ai ka bërë ndarjen e njerëzve sipas zonave të monitorimit, pa dijeninë dhe aprovimin e ministres. Një tjetër aspekt që u konstatua është se maturantët që liheshin të lirë të kopjonin ishin të ‘shënuar’ dhe dalloheshin nga një byzylyk që mbanin në dorën e djathtë, pra atë që shkruanin. Në Fushë-Krujë fenomeni i byzylykëve ishte pothuaj nga 10 vetë në çdo klasë. Edhe nga këta që kapëm me celular kishin byzylykë. Kjo s’ka qenë rastësi pasi na e kishin denoncuar vetë maturantët. Ky telefon u kap nga vetë ministrja dhe siç duket nga fotoja është zgjidhur në një tavolinë zyre dhe kjo duket qartë nga lloji i tavolinës dhe gishtat e drejtoreshës së arsimit që e ka zgjidhur nga zyra e vet”.

Artikulli paraprakMediu bën thirrje për të votuar PD
Artikulli tjetërMinistrja e Mirëqenies Sociale firmos dy masa disiplinore