Duka: Mos e shisni votën për asgjë

Kandidati i PD në Durrës, Agron Duka, në vijim të takimeve me votuesit ishte në sektorin Rinia ku u njoh me problematikat e kësaj zone. Shqetësim edhe për këtë zonë vijon të jetë mungesa e ujit i pijshëm dhe e kanalizimeve, ndërkohë papunësia është realitet i çdo familje.
Gjatë këtij takimi zoti Duka u ndal në disa faktorë që kanë ndikuar ndjeshëm që qeveritë të mos i kthejnë më sytë nga qytetarët dhe një prej tyre është shitja dhe blerja e votës. Duka u bëri thirrje banorëve të votojnë alternativën që atyre u duket më e mirë, por t’i japin fund fenomenit të shitblerjes së votës.
“Problemi është se Shqipëria u bë si të thuash prodhuesi kryesor i kanabisit në rajon. U bë rrezik për të gjithë rajonin plus mazhoranca, sidomos ‘rilindja’ pati një flirtim, madje më shumë se kaq, një bashkëjetesë me krimin. Duke parë situatën kriminale, duke parë lidhjen e politikës me krimin, duke parë kanabizimin e Shqipërisë dhe duke e parë këtë të fundit si një vend me të ardhme në Bashkimin Europian, atëherë u bashkuan Gjermania dhe Amerika dhe mendoj se ky ka ikur, por duhet t’i japim edhe një dorë. Po si? Duke qëndruar të bashkuar me njëri-tjetrin, duke pasur besim dhe mos me e shit votën. Ju lutem shumë se 50 mijë lekëshi nuk është asgjë.
Nuk është asgjë as një thes miell, nuk e them për ju, por për ndonjë të varfër sepse faktikisht ky vend ka shumë të varfër.
Ose për një problem që mund t’ua zgjidhin për momentin, të marrin në punë për dy javë sepse pas dy javësh nuk është më në qeveri. Po ju them një gjë, ai 50 mijë lekëshi mund të jetë 100-fish nesër. Pse mund të jetë 100-fish? Sepse nesër marrim qeverinë, marrim Ministrinë e Bujqësisë dhe kemi mundësi t’ju kompesojmë, t’ju japim atë që ju takon, jo të marrim prej jush”, tha ndër të tjera Duka.

Artikulli paraprakA po kurdis Rama manipulimin e votave në Fier për të nxjerrë deputet Ruçin?
Artikulli tjetërMediu: 150 milion euro investim në bujqësi