Jose Mourinho i vë një çmim të pabesueshëm David de Geas. Portugezi është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e portierit spanjoll vetëm nëse për të ofrojnë 114 milionë euro. Në fakt trajneri i Manchester United do ta lejonte largimin e De Geas drejt Realit nëse drejtuesit e Los Blancos i japin Moratën dhe 50 milionë euro.
Eden Hazard i jep një mesazh të qartë Realit të Madridit, që prej kohësh po këmbëngul për futbollistin belg, madje, sipas mediave britanike, duke ofruar 115 milionë euro. 26-vjeçari është shprehur se vitin e ardhshëm dëshiron ta fitojë sërish Premier Leagen me fanellën e Chelsea-t, pasi ndihet i lumtur në Londër.
Domenico Berardi mbetet ende në udhëkryq. Për talentin që konsiderohej si një nga blerjet e sigurta të Interit ka shumë oferta të tjera nga ekipe jashtë Italisë dhe për Sassuolon bëhet akoma më e vështirë ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm. Drejtori Sportiv Carnevali thekson se klubi dëshiron ta mbajë Berardin për ta shndërruar në një simbol të Sassuolos, por shtoi se do të bisedojë me të për të kuptuar edhe dëshirën e lojtarit.