Alves tremb Juven

Dani Alvesh ka nënshkruar “vetëvrasjen” e tij, në një intervistë të dhënë për stacionin brazilian, “Canais Esporte Interativo”, në të cilën i rikthehet të kaluarës së tij, finales së Kardifit, por me pyetjen për Paulo Dibalanë ka çuar në këmbë të gjithë popullin juventin, i cili nuk ka vonuar që ta kërcënojë dhe ta ofendojë.
“Dibala? Paulo do të dhurojë shkëndija të mëdha në të ardhmen, por nëse kërkon që të përmirësohet në çdo aspekt, nëse kërkon që të matet me më të mirët, një ditë, nuk e di se kur, duhet të vendosë që të lërë Juventusin. Këtë ia kam thënë me kohë”, u shpreh Alvesh, i cili si kundërpërgjigje në kor nga shumë juventinë mori si përgjigje: “Nëse do largohu ti, palaço!”.
Ndërkohë, një tjetër temë e nxehtë ishte finalja e Ligës së Kampionëve, ku mbrojtësi i djathtë pranon: “Nuk e meritonim finalen, Reali po. Ky ishte verdikti që u kuptua qartë në fund të sfidës, sepse ne nuk bëmë një ndeshje të mirë. Nuk meritonim ta fitonim Champions-in, ata po.
Madrilenët e mbyllën më shpejt sezonin, kishin kohë që të qëndronin më shumë me familjet e tyre, sepse ndonjëherë kjo është edhe stërvitja më e mirë për të qenë i freskët brenda fushës. Është e vërtetë, dominuam në Itali, por Champions-i nuk është Seria A. Në Kardif nuk dhamë atë që duhej për të dalë me trofeun dhe kaq.
Bufon, tjetër dështim? Jo, Bufon do të mbahet mend përjetë si Bufoni. Nuk është një trofe si Champions-i që ia anulon karrierën. Ai është një legjendë dhe i tillë do të mbetet. Një pseudonim për miqtë e mi te Barcelona? Mesi është një gjeni; Iniesta një kalorës; Ksavi një maestro, ndërsa Pujol ishte luftëtari.
E ardhmja? Pasi lashë Barcelonën e ndjeva se duhet të testoja veten në Serinë A, por sivjet po mendoj se më duhet edhe një aventurë në Angli, do të më pëlqente Premier Liga”, përfundoi Alvesh.
Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, ka postuar mesazhin e lamtumirës në rrjetet sociale për shokun e skuadrës te Juventusi, Dani Alvesin, duke e fshirë menjëherë atë. Tashmë ka pasur disa spekulime për të ardhmen e mbrojtësit brazilian, i cili kërkohet nga disa klube nga Premier Liga, në mesin e tyre janë edhe Chelsea e Manchester City.
Higuain ka rritur edhe më shumë spekulimet pas një postimi në rrjetet sociale, që sipas mediave italiane e ka fshirë menjëherë atë. “Ishte kënaqësi të luaja me ty. Të dëshiroj gjithë të mirat dhe shpresoj të shihemi së shpejti”, ka shkruar Pipita.

Artikulli paraprakPele: Sot për sot CR7 është më i miri në botë
Artikulli tjetërBarça kontakton PSG-në për Verratin