Barça kontakton PSG-në për Verratin

Barcelona ka nisur misionin për transferimin e Marco Verratit nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere. Por, si duket gjiganti nga Serie A nuk do ta ketë të lehtë ta transferojë italianin, pasi nga parisianët konsiderohet si i paprekshëm. “Më 4 korrik Verrati do të jetë në PSG sepse Presidenti Nasser al-Khelaifi ka vendosur që mos ta shesë”, ka deklaruar drejtori Sportiv i PSG-së, Antero Henrique për “Mundo Deportivo”. Verrati nuk dëshiron të mbetet në Paris pas dështimit në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.
Barcelona humbet një nga futbollistët më të spikatur të akademisë, 18-vjeçarin Mboula, i cili do t’i bashkohet skuadrës kampione të Francës Monaco. Skuadra nga Principata ka pranuar të paguajë klauzolën e largimit 3 milionë euro, duke i premtuar futbollistit të ri se do ta aktivizojë të paktën në disa ndeshje me ekipin e parë sezonin e ardhshëm.
Keisuke Honda mund të transferohet në La Liga në radhët e Las Palmasit. Kontrata e 31-vjeçarit me Milanin është drejt skandencës ndaj japonezi është në kërkim të një skuadre të re. Nëse palët do të bien dakord për pagën, atëherë Honda do të luajë në pozicionin që mbante Kevin Prince Boateng.
Sandro Ramires mund të largohet nga Malaga për t’iu bashkuar Evertonit në Premier League. Sulmuesi 21-vjeçar spanjoll, i cili ka shënuar 14 gola në Primera Division me andaluzianët pëlqehet shumë nga trajneri i anglezeve Ronald Koeman. Mësohet se holandezi e ka vëzhguar nga afër futbollistin në Rosaleda, ku është takuar me përfaqësuesit e tij.
Real Sociedadi reziston ndaj ofertave të rëndësishme për sulmuesin meksikan Carlos Vela, aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e tij për Kupën e Konfederatave. Klubi nga San Sebastiani, që sezonin e kaluar shkoi deri në gjysmëfinale të Europa Leagues ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, ndaj nuk dëshiron të privohet nga futbollisti që e mbylli sezonin me 9 gola në La Liga.

Artikulli paraprakAlves tremb Juven
Artikulli tjetërRamana Maharshi: A jam unë trupi?