Rama prezanton militantin e PS si demokrat të zhgënjyer

Makineria e fushatës propagandistike dhe mashtrimit të Ramës në mënyrë të dëshpëruar po dështon me sukses në të gjitha përpjekjet e saj për t’i shitur opinionit publik mbështetjen false që shqiptarët kanë për Rilindjen. Një spot publicitar i publikuar nga Partia Socialiste përpiqet të intimidojë votuesit teksa në të shfaqet gjoja një demokrat i zhgënjyer nga Partia Demokratike e që kësaj radhe ka vendosur që votën e tij t’ia japë Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama postoi tre ditë më parë një video promocionale elektorale, ku shfaqej një person i quajtur Sabri Sallaku, i cili deklaronte se ishte votues i rregullt i Partisë Demokratike, por që kësaj here kishte zgjedhur të votonte Rilindjen. Por janë fotot që zbulojnë mashtrimin e Ramës teksa “demokrati” i zhgënjyer në fakt rezulton të jetë një militant i Partisë Socialiste, aktiv madje në shumë aktivitete të brendshme dhe të jashtme të PS dhe strukturave të saj. Ja se si shprehej zoti Sallaku: “Jam Sabri Sallaku, këtu tek Njësia 8, ish-votues i rregullt i PD-së, por duke qenë dhe komshi me Lul Bashën, duke pa që Lul Basha nuk punoi fare për këtë lagje (…) jena të vendos që këtë radhë do të votojmë për Partinë Socialiste, për Lali Erin, i cili ka dhe një mbështetje gjigante nga kryeministri zoti Edi Rama. Prandaj vota do të jetë e padiskutueshme për këtë forcë politike që po bën ndryshimin në Njësinë 8”. Kjo video promocionale nuk pasqyron të vërtetën, pasi disa foto të siguruara nga “Hashtag.al” e tregojnë zotin Sallaku të angazhuar me Partinë Socialiste dhe në zgjedhjet e vitit 2013, por dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Kjo në fakt është strategjia e dëshpëruar që Rama po ndjek edhe në takimet e tij gjatë fushatës elektorale duke mashtruar se gjoja demokratët po i bashkohen Partisë Socialiste, në një kohë kur janë socialistët ata që po bojkotojnë masivisht Ramën në çdo takim të tij elektoral, duke dëshmuar në mënyrë demonstrative se ndihen të zhgënjyer dhe të mashtruar nga Rama, i cili në katër vite qeverisje nuk arriti të realizonte qoftë edhe një premtim të vetëm, nga dhjetëra premtimet me të cilat erdhi në pushtet. Në këto zgjedhje, Rama mashtron me qëllim mbulimin e dështimit të tij në katër vitet e qeverisjes që shkuan. Ai vjen pa asnjë bilanc arritjesh, investimesh apo projektesh dhe të vetmet investime të tij janë koncesionet në shumën marramendëse prej 550 milionë eurosh për grupin e oligarkëve pranë tij.

Fletëpalosjet qesharake, Rama u kërkon votën shqiptarëve me imazhe top modelësh

Reklamat elektorale të PS-së kanë rezultuar “fake” dhe të sajuara. Pak ditë më parë u zbulua se një fletëpalosje e socialistëve për punësimin ekspozonte në foto disa modelë të marrë në internet. Fletëpalosja kryesore e Partisë Socialiste ka në kopertinë imazhin e një inxhinieri, një minatori dhe të një punonjëseje laboratori. Ideja është e qartë: nën Edi Ramën është zhvilluar ekonomia dhe rritur punësimi. Vetëm se imazhet janë fotomodelë të huaj të blerë në internet, në depon e fotografive të gatshme shutterstock.com. Ata janë tre modelë, i pari, IT është rus, i dyti, punëtori i ndërtimit është ukrainas, ndërsa e treta, punëtorja e fabrikës së bulmetit, është përsëri ruse. Partia Demokratike e ka kapur këtë fakt dhe ka hedhur një spot të thjeshtë informativ që demaskon këtë fakt. Edi Rama nuk hapi asnjë vend pune sa edhe “punëtorët” për fletushkën e tij elektorale i duhet t’i marrë nga interneti, thuhet në spotin e demokratëve. Kush e beson tani Edi Ramën kur thotë, hapa 300 mijë vende të reja pune, ku as tre nuk mundi të gjejë për propagandën e tij? Vërtet qesharake për një kryeministër, i cili me dëshpërim kërkon një mandat të dytë, pa realizuar asnjë nga premtimet e tij.

Artikulli paraprakÇfarë rrezikon Gjermania?
Artikulli tjetërPolitika e jashtme amerikane e Trump