Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka bërë deklarata të forta kundër Kryeministrit Edi Rama pasi doli nga Kuvendi, ku u zhvillua seanca e jashtëzakonshme. Vasili tha se procesi i “vettingut” u vonua në mënyrë të panevojshme dhe përgjegjës për këtë bëri “Rilindjen”, që sipas tij “ka futur kriminelë në Kuvend”. Lidhur me deklaratat e Ramës pasditen e së premtes nga Kuçova, i cili u bëri thirrje policëve të marrin pjesë në fushatë pas orarit të punës, Vasili tha se kryeministri bëri “faj të rëndë publik dhe penal”. “Një ngjarje e rëndë ku kryeministri i bëri thirrje policisë, thirrje që në rekordet politike s’ekziston as në kohët e diktaturës. Kjo do të thotë që vendi të mbetet pa polici. Duhet të mbledhë vota policia e paanshme për Rilindjen. Rendi dhe siguria të kompromentuara. Ka elementë që bien ndesh me ligjin”. Kryetari i LSI për të vënë në dukje se sa e rëndë ishte kjo deklaratë e Ramës shtoi: “Kemi me qindra nëpunës që janë larguar dhe u është hequr buka e gojës për një foto në FB”. Pasi u njoh nga gazetarët se Rama kërkoi falje për apelin që u bëri policëve për përfshirje në fushatë pas pune, Vasili tha se ky është një “qëndrim hipokrit”. Kryetari i LSI-së tha se Rama, gjatë katër viteve qeverisje, vetëm ka qeshur dhe nuk ka bërë punë.
Kryesore
Continue to the categoryNë BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është...
Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë...