Fshati pa ujë, banorët i kërkojnë ndihmë kandidatit të PD

Fshati Humelicë në Gjirokastër, prej ditësh pa ujë të pijshëm. Banorët i janë ankuar për këtë rast, kandidatit për deputet i PD, Roland Bejko, gjatë një takimi që organizoi me ta. Mungesa e ujit të pijshëm ka nxitur banorët e këtij fshati fushor, që të kërkojnë ndihmën nga kandidati për deputet i PD Roland Bejko me qëllim, zgjidhjen e kësaj problematike.
Nga ana e tij, Bejko pasi është vënë në dijeni me këtë anomali, ka bërë fajtore Bashkinë e Gjirokastrës dhe Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, të cilat nuk u shërbejnë banorëve për nevojat më jetike siç është uji i pijshëm, ndërkohë që taksat merren një për një. Kjo është papërgjegjshmëri dhe skandal t’u privosh ujin qytetarëve. “Ky është modeli i qeverisjes në Bashkinë e Gjirokastrës, që ne duhet ta shembim për të patur një qeveri në shërbim të qytetarit, është shprehur zoti Bejko me banorët e Humelicës”, u shpreh Bejko. Kandidati i PD, Roland Bejko u ka kërkuar banorëve që janë këto arsyet përse duhet të votoni Nr. 6 më 25 qershor, sepse programi ynë ka në epiqendër qytetarin dhe mirëqenien e tij, u shpreh Bejko.
Bejko tha se, probleme me furnizimin me ujë të pijshëm janë konstatuar edhe në fshatin Lazarat, si dhe në pjesën e Viroit.

Artikulli paraprakZbulohen pyjet me kanabis në Krujë, asnjë i arrestuar
Artikulli tjetërStatusi i minatorit do përfitohet në qeverinë Basha