Ekzekutohet në derën e shtëpisë një i ri në Vlorë

Një i ri është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Bëhet e ditur se, Fajton Sinani, 40 vjeç është vrarë në derën e banesës së tij, në lagjen “Partizani” ose siç njihet në qytet te “rruga e Spitalit”, në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve, Sinani është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar në hyrje të pallatit ku banonte. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e këtij krimi. policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar armën e krimit.
Policia bëri të ditur se, ngjarja ndodhi në rrugën pranë spitalit të qytetit, në lagjen “Partizani”. Burime bëjnë me dijë se, viktima është qëlluar për vdekje sapo ka tentuar të futet në hyrjen e pallatit ku jetonte. Policia ka arrestuar një të dyshuar si dhe ka sekuestruar armën e krimit. Policia thotë se, nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ekzekutimit të 40-vjeçarit. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.
Vrasja ka terrorizuar të gjithë banorët e lagjes, pasi ka ndodhur në një kohë kur kishte shumë qytetarë në rrugë. Qytetarët janë tmerruar nga krismat e armës dhe kanë vrapur për t’u shpëtuar plumbave.

Artikulli paraprakPD, mbi 72 mandate anullim i konçesioneve
Artikulli tjetërZgjedhjet, “Rama nuk ka faj”