Sergio Aguero i premton besnikëri Manchester City-t. Sulmuesi argjentinas në një intervistë ka lënë të kuptohet se do të respektojë kontratën e tij me Citiziens duke hedhur poshtë çdo hipotezë për një largim të mundshëm nga skuadra e Pep Guardiolës. “Kam edhe dy vite kontratë me Manchester City-n, jam shumë i lumtur këtu dhe dua të qëndroj deri më 2019-tën. Nuk ka arsye që unë të largohem, tani dua të përqendrohem vetëm te skuadra për të dhënë më të mirën time për Citiziens”, nënvizoi El Kun Aguero.
Kryesore
Continue to the categoryMirela Karabina: Mungesa e transparencës në media dhe pazaret politike deformuan...
Në një intervistë për gazetaren Denisa Pasholli në A2 CNN politikania Mirela Karabina ngriti shqetësimin për mënyrën se si u administrua procesi zgjedhor i...