Edhe Policia Bashkiake në vendet ku kontrollohet nga socialistët po vihet në funksion të fushatës. Këtë herë është kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Mema, e cila ka lëshuar policët e saj bashkiakë për të dhunuar të rinjtë e FRPD që shpërndajnë fletëpalosje në fushatë. Duhet të kujtojmë se Juliana Mema është sekserja që mundësoi blerjen e Lefter Maliqit, kandidatit të PD-së, i cili mban ende vendin e tretë në listën e Beratit. Policia e Beratit ka shoqëruar në komisariat një punonjës të kësaj bashkie, i cili ka dhunuar të rinjtë e FRPD-së që ndanin fletëpalosjet me programin politik të saj. “Më datë 21.06.2017, në Komisariatin e Policisë ‘Ura Vajgurore’, janë paraqitur 4 shtetase dhe kanë bërë kallëzim për shtetasin A.K., 28 vjeç, banues në Urë Vajgurore. Në bazë të kallëzimit dhe të pretendimeve të 4 shtetaseve, dyshohet se shtetasi A.K., u ka grisur fletëpalosjet, të cilat kanë qenë duke i shpërndarë, si dhe ka debatuar me njërën prej tyre konkretisht me shtetasen K.A., 22 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore. Menjëherë pas kallëzimit të marrë, shtetasi A.K., është shoqëruar nga policia në ambientet e Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore. Materialet për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit A.K., për veprën penale ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Kryesore
Continue to the categoryMungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore
Nga Ben Andoni
Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës...