Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka çuar në Prokurori një tjetër drejtues të arsimit. Sipas njoftimit zyrtar ministrja ka kallëzuar në Prokurorinë e Lushnjës drejtorin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Çermë, pasi sipas saj ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka ushtruar presion mbi mësuesit e shkollës së tij për t’i detyruar të votojnë për një subjekt politik. “Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, ‘Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017’, ministrja e Arsimit dhe Sportit (MAS) mbi bazën e informacionit të depozituar ka përcjellë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë kallëzim për drejtorin e shkollës 9-vjeçare, në fshatin Çermë e Sipërme Lushnjë, Agim Maçi. Drejtori i shkollës, Maçi, është angazhuar në fushatën zgjedhore në kundërshtim me përcaktimet ligjore, duke shkelur etikën e drejtuesit të një institucioni arsimor dhe ka ushtruar presion, duke kërcënuar me vendin e punës mësuesit e shkollës së tij për t’i detyruar të votojnë për një subjekt politik në kundërshtim me përcaktimet ligjore të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017. Gjithashtu nga ana e MAS është përcjellë pranë drejtuesit të Zyrës Arsimore Lushnjë, kërkesa për vijimin e procedurave disiplinore”.
Kryesore
Continue to the category“Largimi i të rinjve nga vendi, pasojë e mungesës së meritokracisë”,...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se largimi masiv i të rinjve nga vendi është pasojë e mungesës së meritokracisë, korrupsionit dhe...