Spoti i ri Bashës bëhet hit në internet

Kryedemokrati Basha ka shpërndarë dje në rrjetet sociale një videomesazh për qytetarët shqiptarë, që t’i besojnë atij votën për zgjedhjet e 25 qershorit. Në mesazhin e tij, Basha tregon misionin e tij se hyri në politikë për t’i shërbyer popullit. Në fakt është mesazhi më i arrirë që është shfaqur të paktën në këtë fushatë elektorale. Fytyra të rinjsh, njerëzish që kërkojnë punë, lot pensionistësh, fëmijë. Vetë lideri demokrat, shfaqet vetëm me zërin e tij. “Unë jam demokrat. Unë jam demokrat, dhe si gjithë demokratët luftoj për lirinë e zgjedhjeve, shtypit, për fjalën e lirë”, thotë ndër të tjera Basha. Në fakt, spoti në të gjithë tekstin flet për atë çka do të bëjë në katër vitet e qeverisjes së tij. Mes të tjerash, lideri i PD-së thotë se ka ardhur koha që realiteti të shihet në sy dhe se vetëm shqiptarët mund t’i zgjidhin hallet e tyre. Ai shprehet me bindje se është gati t’i printe ndryshimit të madh. Në tre  orët e para të hedhjes së spotit në faqen e tij zyrtare Facebook, spoti ka marrë më shumë se 60 mijë shikime, dhe një mijë shpërndarje. Specialistët e internetit e dinë fare mirë se çfarë do të thotë kjo…. “Gjithmonë kam ndjerë një lidhje më të fortë me vendin tonë, me historinë e tij, me njerëzit. Unë jam shqiptar dhe si ju unë e dua këtë vend të lashtë që na kanë lënë të parët. Ne e dimë se çdo të thotë të jesh shqiptar. Unë jam prind, si të gjithë prindërit shqetësohem çdo ditë për gjendjen e vendit për atë që do u lëmë pas fëmijëve, a do të jetojnë ata më mirë se ne? Unë jam demokrat, dhe si gjithë demokratët luftoj për lirinë e zgjedhjeve, shtypit, për fjalën e lirë. Hyra në politikë për t’ju shërbyer njerëzve. Ju kam dëgjuar, kam dëgjuar nëna që s’kanë të paguajnë për fëmijët e sëmurë, kam dëgjuar studentë se duhet të ikin nga Shqipëria për një jetë më të mirë, kam dëgjuar prindër dhe gjyshër se pensionet janë të ulëta. Unë ju njoh, e ndjej zhgënjimin tuaj, i di ëndrrat tuaja, kam të njëjtat shpresë me ju. Ashtu sikur ju, jam i revoltuar për këto vite që shkuan dëme. Të gjithë e shohim se vendi vuan nga demokracia në kaos dhe nga një qeveri që punon vetëm për vete dhe në fund e vuajnë njerëzit. Unë dua t’i japim fund kësaj. Bota po lëviz, bota ka ndryshuar. Shqipëria jo. Ka ardhur koha ta shikojmë realitetin në sy, vetëm ne shqiptarët mund të përballemi me hallet tona”, thuhet në mesazhin e Bashës.

Artikulli paraprakEdhe 48 orë, Basha mesazh qytetarëve për votim masiv
Artikulli tjetërMakinë pa timon? Po, ka