Vëzhguesit ndërkombëtarë, që monitorojnë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, do të paraqesin deklaratën e tyre paraprake të paszgjedhjeve në një konferencë për shtyp, të hënën më 26 qershor, në Tiranë. Misioni është një nismë e përbashkët e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), Asamblesë parlamentare të OSBE-së (Asambleja e OSBE-së), Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) dhe Parlamentit Europian (PE), thuhet në një njoftim për shtyp. Deklarata do të paraqitet nga Roberto Battelli, koordinator i posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, pasuar nga Paolo Corsini, kreu i delegacionit të APKE, Marietta Tidei, kreu i delegacionit të Asamblesë së OSBE-së, Eduard Kukan, kreu i Delegacionit të PE-së dhe ambasadori Peter Tejler, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it. Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja. Gjithashtu në njoftimin për shtyp thuhet: “Gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë në konferencën për shtyp të hënën, më 26 qershor, në orën 14:30, tek Salla Classic, Hotel Tirana International, Sheshi Skënderbej Nr. 8, Tiranë”.
Kryesore
Continue to the categoryEnriketa Papa propozon nderimin e Ina Kasimatit dhe uljen e taksave...
Këshilltarja e Demokratëve Euroatlantikë në Bashkinë e Tiranës, Enriketa Papa, në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak kërkoi që të nderohet figura e aktivistes...