Mediu thirrje elektoratit: Votoni 6

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu zhvilloi një takim përmbyllës të fushatës në fshatin Domje, ku morën pjesë edhe figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, si zoti Besnik Mustafaj dhe zoti Jemin Gjana, të cilët ftuan banorët e kësaj zone, të mos lëvizin nga vota e tyre djathtas dhe të mos bëhen viktima të matrapazëve të votës. Para qindra banorëve, duke i falënderuar për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë gjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale, por njëkohësisht edhe duke i përgëzuar për qëndrimin e tyre të palëkundur në bastionin e djathtë, zoti Mediu deklaroi se të gjithë premtimet e Republikës së re do të bëhen realitet, sapo Partia Demokratike të marrë qeverinë, duke forcuar pikë së pari, ekonominë.
Një tjetër takim madhështor ishte edhe në Kamzë, me banorët e Bathores, ku zoti Mediu mbështeti dy kandidaturat e Partisë Demokratike, zotin Ahmet Premçi dhe Flamur Hoxha. Duke i bërë thirrje banorëve të Kamzës, që të votojnë nr. 6 Partinë Demokratike, zoti Mediu u shpreh para tyre se tashmë 25 qershori, do të shënojë ndarjen përfundimtare nga qeveria e bandave, e drogës, e korrupsionit, e bataçkinjve të votës.

Artikulli paraprakDuka: Më 25 qershor, Basha Kryeministër
Artikulli tjetërMatic drejt Manchester United