Afrimi i Tiemoue Bakayoko nga Monaco te Chelsea i hap rrugën largimit të Nemanja Matic nga blutë e Londrës. Kampionët e Anglisë janë shumë pranë firmës me 22-vjeçarin francez dhe në këtë mënyrë te Chelsea nuk ka më vend për serbin Matic, i cili kërkohet me ngulm nga Jose Mourinho te Manchester United. Ish-lojtari i Benficës ka vendosur të largohet nga skuadra e Contes dhe përpara Juventusit preferon pikërisht kalimin te Djajtë e Kuq.
Kryesore
Continue to the categoryPakti i Tretë: Kleçka e negociatave Berisha-Rama për votën e diasporës
Siç e deklaroi publikisht Sali Berisha, ka ditë që po zhvillohen negociatat midis njerëzve të tij dhe atyre të mazhorancës për të bërë ndryshime...