Eurodeputeti Eduard Kukan deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimin në BE. Kukan në një postim në Facebook njoftoi se do të jetë në krye të misionit të mbikëqyrjes së BE-së në zgjedhjet parlamentare që do të jenë këtë të diel. “Këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimit me BE-në. Shqipëria është partneri ynë në NATO dhe një kandidat për anëtarësimin në BE. Unë kam takime sot me krerët politikë të partive të ndryshme. Të dielën, së bashku me kolegët e mi nga Parlamenti Evropian, ne do të ndjekim zgjedhjet anembanë vendit”.
Kryesore
Continue to the categoryPakti i Tretë: Kleçka e negociatave Berisha-Rama për votën e diasporës
Siç e deklaroi publikisht Sali Berisha, ka ditë që po zhvillohen negociatat midis njerëzve të tij dhe atyre të mazhorancës për të bërë ndryshime...