Ronaldo nuk di të ndalet, një tjetër rekord historik

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me golin e shënuar ndaj Zelandës së Re, ka shkuar në 60 finalizime në garat kompetitive më shumë se çdo lojtar tjetër evropian në histori të futbollit. Në përgjithësi ky ishte goli i 75 për Ronaldon me fanellën e Portugalisë. Cristano Ronaldo pëlqen të shënojë gola. Nuk ka rëndësi nëse janë me fanellën e Real Madridit apo Portugalisë, ai vetëm vazhdon të shënojë dhe të thyejë rekorde.
Ronaldo shkëlqeu ndaj Zelandës së Re duke vazhduar me ecurinë pozitive të finalizimeve. Pas këtij goli, Ronaldo ka shkuar në kuotën e 75 finalizimeve me Portugalinë dhe renditet i treti në listën e golashënuesve më të mirë në histori me kombëtaren.
Ronaldo ka kaluar Klosen, i cili ka shënuar 71 gola me Gjermaninë dhe sot ka barazuar Sandor Kocsis të Hungarisë, që ka shënuar 75 gola për kombëtaren, derisa golashënuesi më i mirë në histori është Ferenc Puskas (Hungari-Spanjë), i cili ka shënuar 84 gola. Kështu, katër herë fituesi i “Topit të Artë”, që ka thyer shumë rekorde gjatë karrierës, po ashtu edhe gjatë sezonit që lamë pas, është nëntë gola larg rekordit historik me kombëtare.
Ronaldo, ka ndihmuar Portugalinë që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, duke shënuar gol në fitoren prej 4:0 ndaj Zelandës së Re. Portugezi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 33-të, derisa golat e tjerë i shënuan Bernardo Silva (38’), i cili u lënduar në këtë moment të shënimit të golit. Sulmuesi i ri i Milanit, Andre Silva (80’) dhe Nani (90′).
Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Meksika, që ka eliminuar nikoqirin e këtij kompeticioni, Rusinë.

Artikulli paraprakDy raste dopingu te River Plate
Artikulli tjetërInteri mbi gjithçka