Hajdarmataj: Nuk është koha për fletërrufe dhe shfaqje mode

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Mimoza Hajdarmataj shprehet se tanimë në PD është kohë për analizë dhe reflektim, jo për fletërrufe apo shfaqje mode në televizione. Sipas saj Partia Demokratike ka kryetar të përhershëm dhe ai është militanti demokratik. “Koha për analizë, debate, reflektime dhe jo më për fletërrufe online apo shfaqje mode në televizion. Kolegëve (sepse për mua në politikë nuk ka ISH), ju lutem mos u vetëfyeni më para sakrificave dhe punës aq fisnike të çdo demokrati e demokrate, në struktura dhe jashtë tyre, me këtë kryqëzatë mllefesh. Në krye të PD-së ka një ‘kryetar të përhershëm’ dhe ai është anëtari dhe militanti demokrat! Pas çdo fushate e aq më tepër të atyre që mbyllen me disfatë, vjen koha për analizë, debate, reflektime, por jo për fletërrufe. PD është parti e lirisë dhe vlerave të saj. E tillë duhet të jetë edhe gara dhe vota e lirë. Ne që luftojmë aq shumë që Shqipëria ta arrijë këtë, duhet të japim shembullin së pari nga shtëpia jonë politike. Të presim të qetë dhe të punojmë për standardet e 22 korrikut”.

Artikulli paraprakKeqqeverisja një nga tre kërcënimet për Ballkanin
Artikulli tjetërShkëndija gati për duelin