Kryetari i Bordit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), Hajdar Korbi, ka thënë se si rezultat i garancive kreditore të ofruara nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, pritet që volumi i kredive të rritet përreth 360 milionë euro në një periudhë gjashtëvjeçare. “Me rastin e përgatitjes së koncept dokumentit për draftimin e Ligjit për themelimin e FKGK-së janë bërë edhe vlerësimet e ndikimit potencial të aktivitetit të këtij fondi, respektivisht të garancive kreditore në rritjen e aktivitetit kreditor dhe në punësim. Sipas këtyre vlerësimeve, pritet që si rezultat i garancive kreditore të ofruara nga FKGK-ja, volumi i kredive të rritet përreth 360 milionë euro në një periudhë gjashtëvjeçare dhe kjo pritet të ketë ndikim edhe në punësim, duke rritur numrin e të punësuarve përreth 20 mijë veta”, ka thënë Korbi. Sipas tij, tani këto statistika duhet të merren si të përafërta, ndërsa menaxhmenti dhe bordi i FKGK-së do të përgatisin plane të punës për t’i deshifruar këto projeksione në baza vjetore. “Jemi optimistë se FKGK-ja do të ketë ndikim pozitiv në rritjen e mëtutjeshme të aktivitetit kreditor dhe rrjedhimisht edhe në rritje ekonomike dhe punësim”, ka thënë ai. Korbi në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ta fillojë aktivitetin e vet. Sipas tij, në javët në vijim pritet të fillohet lëshimi i garancive të para.
Kryesore
Continue to the category“Zbythet” mosbindja civile, deputetët e Berishës kërkojnë pazar të ri me...
Nga Bato Kosova
Pas dështimit spektakolar të dy akteve të vakta të mosbindjes civile të thirrur nga Berisha, protestat e të cilit u bojkotuan nga...