Kandidati i PD në Lezhë, Preç Zogaj, i cili nuk arriti të futej në Parlament, pasi renditjes i katërti në listë, në një shkrim për “Panorama”, zbulon bisedën me një kambist në qytetin e Lezhës, i cili i ka treguar se, “në dhjetë ditët e fundit të fushatës tetëqind mijë euro, një shumë e barabartë, siç tha ai, me punën e dy viteve”. “Por ka një bindje të gjerë popullore se shitblerja masive e votës është shenja dalluese e zgjedhjeve të 25 qershorit. Me këtë shenjë apo më saktë me këtë damkë, do të mbesin në historinë e zgjedhjeve më të shëmtuara e më të pista që vendi ka njohur. Përveç morisë së pafund të fakteve ‘të vogla’, këtë e provojnë edhe faktet e mëdha që nuk kanë nevojë të hetohen. Lumi i parave të drogës dhe korrupsionit që u përdorën për blerjen e votës në fushatën e këtij muaji tronditi kursin e këmbimit të euros, duke e zhvlerësuar atë kundrejt lekut më shumë sesa do ta kishte zhvlerësuar një sezon turistik shumë i suksesshëm. Një kambist në Lezhë rrëfeu se kishte këmbyer në dhjetë ditët e fundit të fushatës tetëqind mijë euro, një shumë e barabartë, siç tha ai, me punën e dy viteve. Përveçse me lekë, vota u ble direkt edhe me euro. Dy partitë e ish¬-koalicionit qeveritar, PS dhe LSI, vunë në shënjestër të fushatës së tyre zgjedhësit e ashtuquajtur vulnerabël, të kthyeshëm, të shitshëm, të varfër, të cilëve iu qepen natë e ditë për t’i lidhur në zinxhirin e votëblerjes. Kjo ishte në tërësi ‘fushata’ në terren e pagatorëve, kujdestarëve dhe kapove zonalë të këtyre partive. Ata u përplasën disa herë për prenë, domethënë për zgjedhësit e piketuar për t’u blerë”, tha Zogaj.
Kryesore
Continue to the categoryTirana, nën tiraninë e status quo-së
NGA ADRI NURELLARI
Shqipëria ka hyrë tashmë në sezon elektoral dhe të gjitha sondazhet pikturojnë një tablo të zymtë, duke krijuar përshtypjen se...