Manolas refuzon Zenitin

Kostas Manolas i thotë jo Zenitit. Dukej se transferimi i mbrojtësit të Romës drejt Rusisë, tek skuadra e Zenit Shën Petersburg ishte drejt finalizimit, por një vendim i momentit të fundit nga ana e grekut ka bërë që marrëveshja të mos realizohet dhe nga duart Romës i ikën jo pak, por 35 milionë euro. Prapaktheu nga ana e futbollistit. Manolas nuk e sheh kampionatin rus si një opsion të mirë për të vazhduar karrierën  e tij, pasi vetë ai kërkon të luaj në Premier League. Vendimi i marrë ka irrituar drejtuesit e Zenitit.
Ndërkohë në skenë janë shfaqur dy skuadra pretendente nga Anglia që kërkojnë të kenë në dispozicion shërbimet e mbrojtësit. Man.United dhe Chelsea, të përfshirë në garë për Manolas janë Juventus dhe Inter. Mendohet se pas jo-së nga ana e 26-vjeçarit qëndrojnë pikërisht bardhezinjtë, përsa u përket zikaltërve ata edhe më herët kishin paraqitur ofertën e tyre, me kërkesë të trajnerit Luciano Spalleti, i cili gjatë kohës kur drejtonte verdhekuqtë, greku ishte titullar absolut në repartin e prapavijës. Një gjë është e sigurtë, Kostas Manolas nuk do të jetë më pjesë e Romës, përsa i përket të ardhmes kjo mbetet dilemë, që ndoshta do të zgjidhet shumë shpejtë.

Artikulli paraprakBarcelona riblen Deulofeun
Artikulli tjetërPremier League