Ranieri: “Donnarumma nuk e refuzoi Milanin për para”!

Ranieri beson se Donnarumma dëshiron të largohet nga Milani për shkak të karrierës e jo parave. 18-vjeçari i Milanit, Gianluigi Donnarumma, është në qendër të vëmendjes pasi refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin në fillim të këtij muaji.
Talenti, i cili rrjedh nga akademia e shtatë herë kampionëve të Evropës, është duke u kritikuar se këtë po e bën për para, për shkak se mendohet që mund të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
Por, ish-trajneri i Leicester City, Claudio Ranieri, i KA dalë në ndihmë Gigit. Ai insiston se 18-vjeçari nuk është duke ndjekur paratë dhe beson se një lëvizje te Real Madridi demonstron se portieri ka ambicie për të bërë një hap më shumë në karrierë. “Unë jam me Donnarumman dhe Raiolan”, tha trajneri i Nantes për “Gazzetta dello Sport”.
“Kjo nuk ka të bëjë me para dhe është qesharake të flitet për gjëra të tilla”, shtoi ai. “Nuk është për para, sepse oferta e Milanit ishte fantastike. Është për shkak të ambicieve, për të bërë një hap më të madh në karrierë”, u shpreh më tej Ranieri. “Nëse Donnarumma shkon në Real Madrid, ai me siguri se do ta fitojë dy apo tri herë Ligën e Kampionëve brenda 10 viteve të ardhshme”, theksoi mes tjerash Ranieri.

Artikulli paraprakPremier League
Artikulli tjetërSanchez larg Bajern