Roma nis përforcimet

Pas shumë shitjeve Roma nis edhe të përforcojë skuadrën. Prej ditësh Drejtori Sportiv, Monchi po negocionte me drejtuesit e Feyenoord për Rick Karsdorp, por në orët e fundit arriti marrëveshjen për 22-vjeçarin duke djegur konkurrencën e Interit dhe të disa klubeve angleze. Për mbrojtësin e krahut të djathtë, Roma do të paguajë Feyenoordin 16 mln euro, duke përfshirë edhe bonuset.
Një mesfushor që ikën dhe një që vjen. Roma është një kantier i vërtetë ndërtimi, duke qenë shumë aktiv në merkato. Leandro Paredes kaloi testet mjekësore për t’u bashkuar me Mançinin te Zeniti që pagoi 30 mln euro bashkë me bonuset për mesfushorin argjentinas. Ndërkohë, Monchi e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin me Lorenzo Pellegrini, për të cilin bëhet fjalë për një rikthim në ekipin që e formoi. Për kartonin e 21-vjeçarit, Roma pagoi Sassuolon 10 mln euro me këta të fundit që morën edhe të riun Federico Ricci nga verdhekuqtë.

Artikulli paraprakBuffon këshillon Donnarumman
Artikulli tjetërTek Interi nisin largimet