Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar për punimet tek parku i liqenit në Tiranë për ndërtimin e këndit të lojrave. Bozdo ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si kryebashkiakun që betonizoi Tiranën dhe të njëjtën gjë, thotë Bozdo, po bën dhe me parkun e liqenit dhe kullën tek stadiumi ‘Qemal Stafa’. “Rama i shqetësuar për Parkun ?! Çfarë komedie…Pasi ndërtoi kudo duke shkatërruar çdo hapsirë të gjelbër, manjaku i betonit tashmë kërkon të fshehë kokën si struci. Siç po bën me betonizimin e parkut, me kullën e stadiumit, me kullën te aneksi i Qemal Stafës, si dhe me kullat që do ndërtojë në qendër të Tiranës. Dhe njësoj si lejet e djeshme që po prish, lejet e sotme për kulla na i shet për zhvillim” shprehet Bozdo.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...