Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me shitblerjen e votave, duke theksuar se në Shqipëri zgjedhjet nuk bëhen me kod zgjedhor, por me kod penal. Me çfarë Kodi? Pas provave për shitblerje vote, kartash identiteti, presionesh mbi administratën, intimidim të zgjedhësve nga banda kriminelësh të liruar nga burgjet para zgjedhjeve apo në pritje për t’u liruar pas zgjedhjeve, legalizime pronash kundër ligjit, shtrime rrugësh e investime të tjera në ditët para zgjedhjeve për të bindur 5 familje këtu e tre atje, e lloj-lloj paligjshmërish të tjera, pas 20 vitesh që merrem me zgjedhjet kam arritur në konkluzionin që: Në Shqipëri zgjedhjet nuk bëhen më me Kod Zgjedhor, por me Kod Penal. P.S.: për ata që do të komentojnë se nuk kemi humbur për shkak se u blenë votat, por se nuk kishte struktura, u them që zgjedhjet në parti bëhen vetëm me Statut. Por mesa kam parë, asnjë nuk është kundër dhe të gjithë i referohen Statutit. Statuti është Libri i Rregullave që na mban të bashkuar si demokratë edhe kur kemi ide të ndryshme.
Kryesore
Continue to the category2024, viti i SPAK-ut. Po më tej?!
Nga Namir Lapardhaja
Viti 2024 shënoi një moment historik për drejtësinë në Shqipëri, duke sjellë një kthesë rrënjësore në perceptimin publik për pandëshkueshmërinë e...