Humbin jetën dy persona në aksident në aksin Fier-Lushnjë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fier, ku dyshohet se kanë humbur jetën dy persona. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë. Sipas Policisë së Fierit rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnjë, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY. Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe Urgjenca e Spitalit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar.
Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë. Ndërsa pasagjer ishte 54-vjeçari me inicialet P.Z., 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe Urgjenca e Spitalit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar. Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë. Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaron Policia.
Sipas Policisë së Qarkullimit Rrugor Lushnjë shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe ndoshta përgjumësia e drejtuesit që ka humbur kontrollin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakDy burgime të përjetshme për bandën e Admir Tafilit
Artikulli tjetërZjarre të qëllimshme, digjen sipërfaqe me pyje në Fier dhe Elbasan