Deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj grupit të kritikëve kundër kreut të PD, Basha ndërsa në një postim në Facebook i cilëson reagimet e tyre si dashakeqëse ndaj Partisë Demokratike.
Për Strazimirin ata janë grupi i “mjerove”.
Ja çfarë shkruan Gent Strazimiri në Facebook:
Di të them vetëm se:
O nisesh për të mirën e PD dhe të vendit, o ia shkel syrin mjerove haremit të qeverisë që të simpatizojnë, promovojnë, sponsorizojnë…
Një PD e “reformuar” me bekimin, e sipas modelit të mjerove le të shuhet sot sepse nuk i duhet askujt!
Një PD e tillë do të ishte e dëmshme, e neveritshme po aq sa mjero-politika, mjero-interesat, mjero-media, mjero-demokracia që po na le pa Atdhe!