Serie A

Atalanta zyrtarizoi në faqen në internet blerjen e Josip Iliçiç nga Fiorentina. Sllovaku mbyll kështu aventurën 4-vjeçare te klubi vjollcë, ku në sezonin e fundit rezultoi edhe sulmuesi më i mirë i ekipit me 13 gola të shënuar në kampionat. Te klubi bergamask u shprehën të lumtur për ardhjen e lojtarit.
Suso nuk ka rinovuar ende kontratën me Milanin. Lajmin e konfirmoi vetë lojtari në një intervistë të dhënë, ku zbuloi se ende s’ka biseduar me klubin për këtë çështje. Megjithatë Suso theksoi se është i lumtur në “San Siro” dhe se dëshiron të qëndrojë në Milano.
Roma vazhdon të kërkojë zëvendësuesin e Salah. Klubi verdhekuq ka shënjestruar sulmuesin e Marseille, Floriant Thauvin. Megjithatë ekipi i Di Francesco nuk do ta ketë të lehtë të firmosë me lojtarin, pasi klubi francez po tenton t’i rinovojë kontratën.
Nikola Kaliniç kthehet në çështje te Fiorentina. Drejtori Sportiv, Pantaleo Corvino deklaroi se lojtari nuk do të shitet, por dëshira e kroatit nuk përputhet me atë të klubit. 29-vjeçari pohoi se kërkon kalimin te Milani, për të bërë një hap përpara në karrierën e tij.

Artikulli paraprakInteri sërish “Jo” Man. United për Perisiç
Artikulli tjetërPepe ikën nga Reali, firmos me Besiktash