Anijet greke derdhin mbetjet në det, ndotin sërish Ksamilin

Anijet greke vazhdojnë për të dytën ditë radhazi të derdhin mbetjet në ujërat e Ksamilit, ndonëse sezoni turistik është në kulmin e tij. Derdhja e hidrokarbureve dëmton burimet e detit, ul cilësinë e ujit të detit, rrezikon shëndetin e njeriut, pengon veprimtaritë detare dhe peshkimin. E megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompetentët e mjedisit lidhur me këtë ngjarje të përsëritur nga anijet greke.
Tre vjet më parë po në bregdetin e jugut, u krijua një gjendje alarmante, ku deti mori ngjyrë të zezë, pas hedhjes së mijëra tonelatave vaji dhe nafte nga anijet greke që kryenin linjën e Korfuzit.
Edhe pse sezoni turistik është në kulmin e tij, anijet greke vazhdojnë për të dytën herë të derdhin mbetjet në ujërat e Ksamilit. Derdhja e hidrokarbureve dëmton burimet e detit, ul cilësinë e ujit të detit, rrezikon shëndetin e njeriut, pengon veprimtaritë detare dhe peshkimin. E megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompetentët e mjedisit lidhur me këtë ngjarje të përsëritur nga anijet greke. Tre vjet më parë po në bregdetin e jugut, u krijua një gjendje alarmante, ku deti mori ngjyrë të zezë, pas hedhjes së mijëra tonelatave vaji dhe nafte nga anijet greke që kryenin linjën e Korfuzit.

Artikulli paraprakVrasja e efektivit, tërhiqen bashkëpunëtorët e drejtësisë
Artikulli tjetërSi rrezikohet jeta e kalimtarëve në akset Fier-Vlorë dhe Lushnjë-Fier