Situatë e rëndë nga zjarret, 24 vatra ditën e djeshme

Situata e zjarreve që kanë përfshirë të gjithë vendin sa vjen dhe përkeqësohet. Vetëm ditën e djshme kanë rënë 24 zjarre në Shkodër, Berat, Vlorë, Korçë, Tiranë, Dibër, Durrës, Fier dhe Gjirokastër. Situata më e rëndë paraqitetit në Shkodër. Një zjarr i madh rrezikoi 3 banesa, 3 stalla dhe dhjetëra bagëti, në fshatin Reç i Ri në Velipojë. Kanë qenë vetë banorët që fillimisht kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe më pas kanë mbërritur zjarrfikëset. Një prej zjarrfikësve ka rrezikuar ndjeshëm, pasi është rrethuar nga flakët dhe tymi. Bëhet e ditur se, shoferi Ramiz Berhanxhia është asfiksuar për momentin, por ka arritur që të shpëtojë dhe nuk ka pësuar dëme por vetëm një helmim. Falë ndërhyrjes së banorëve dhe zjarrfikësve të tjerë është arritur që zjarri të neutralizohet. Banesat dhe banorët janë rrezikuar ndjeshëm, sepse flakët janë afruar deri në 3 metra pranë tyre.
Zjarri i rënë 3 ditë më parë në Malin e Kakarriqit, në fshatin Hoten, Shkodër është shuar. Në ndihmë të zjarrfikëseve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake. Pas disa orësh punë, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 15 ha me shkurre dhe ferra.
Sipas Emergjencave Civile, flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale. Në Dibër flakët dogjën 50 pemë arre, 400 rrënjë qershi, 30 rrënjë kumbulla dhe rreth 1.5 ha pemëtore, fidanishte.
Në fshatin Rreth-Kale, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre të ulëta. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për të shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre të ulëta. Në fshatin Çërnec i Poshtëm, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore dhe fidanishte.
Në lagjen 13, Bashkia Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre. Në fshatin Radë, Bashkia Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 6 rrënjë ulliri.
Në lagjen “Ofiçinë” Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset e Patosit, u ndihmuan nga një mjet zjarrfikës i Albpetrolit. Pas një operacioni që zgjati rreth 2 orë forcat zjarrfikëse arritën që të fikin zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre.
Në fshatin Valare, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1.5 dynym me shkurre.
Në fshatin Armen Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe pemë frutore. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, 15 rrënjë ulliri dhe 15 pemë frutore të ndryshme.
Në kurorën e qytetit të Sarandës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.
Në fshatin Radësh, Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre dhe ferra.
Në fshatin Gështenjas, Pogradec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre.
Në fshatin Mjull Bathore, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Shërbimi zjarrfikës dërgoi në vendngjarje dy automjete zjarrfikëse, të cilat shuan zjarrin. Si pasojë u dogjën pjesërisht, rreth 25 rrënjë ulliri.

Artikulli paraprakMinistri Demiraj monitoron nga ajri kultivimin e kanabisit
Artikulli tjetërKomisioneri që u vra për votën, prehet në Varrezat e Dëshmorëve