Situata e zjarreve që kanë përfshirë të gjithë vendin sa vjen dhe përkeqësohet. Përgjatë 24 orëve të fundit ka patur 18 vatra zjarri, me dëme materiale. Situata paraqitet mjaft e rëndë në të gjithë vendin, ndërsa si pasojë e përparimit të flakëve rrezikohen mjaft banesa. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë, por kjo thirrje nuk mjafton, pasi zjarret sa vjen e përparojnë në pyje dhe kullota.
Qarku Shkodër
Në fshatin Potgor, Njësia Administrative Qendër, Bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 ha me shkurre dhe ferra. Në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, Bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në kasollen pranë banesës së shtetasit P.F. Si pasojë e zjarrit u dogj një sasi e madhe bari dhe u shpëtua banesa dhe bagëtitë që ndodheshin pranë.
Qarku Berat
Në fshatin Malas Breg, Njësia Administrative Kutalli, Bashkia Ura Vajgurore, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 28 ha me shkurre dhe ferra, dhe 5000 rrënjë ullinj të rinj.
Në fshatin Radësh, Njësia Administrative Qendër të Bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 15 ha shkurre dhe ferra.
Në fshatin Vokopolë, Njësia Administrative Tërpan të Bashkisë Poliçan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 2 ha shkurre dhe ferra.
Qarku Elbasan
Në fshatin Bishqem Fushë, Njësia Administrative Pajovë, Bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishtë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynyn me shkurre, ferra dhe 3 rrënjë ullinj shekullor.
Në fshatin Hajdaraj të Bashkisë Elbasan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogjën 1 dynym me shkurre dhe 30 rrënjë ullinj.
Qarku Vlorë
Në fshatin Zvërnec, Njësia Administrative Qendër, Bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.
Qarku Durrës
Pranë llixhave “Bilaj”, në fshatin Bubq, Njësia Administrative Fushë Krujë, Bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një fabrike. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe ferra.
Qarku Fier
Në fshatin Zharrës të Bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe në një gropë pusi nafte, ku rrezikohej direkt pusi i naftës 365. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre dhe ferra.