Shifrat e KQZ-së nxjerrin mashtrimin e fitores së PS

Pavarësisht se 74 mandatet e marra nga Partia Socialiste në këto zgjedhje japin idenë e një fitoreje të madhe, në të vërtetë nuk është kështu. Kjo, pasi në këto zgjedhje pjesëmarrja e qytetarëve ishte nga më të ulëtat që vendi ka njohur ndonjëherë më parë. Në shifrat e publikuara nga KQZ rrjedhimisht del se 77,38% e zgjedhësve shqiptarë nuk votuan Edi Ramën.
Më shumë se gjysma (53,21%) e zgjedhësve shqiptarë nuk votuan! 77,38% e zgjedhësve shqiptarë nuk votuan Edi Ramën! De facto, Edi Rama nuk është kryeministri i shqiptarëve! Të dhënat janëpublikuar nga KQZ.
Edhe pse shumë e konsiderojnë demokracinë ushtrimin e pushtetit të shumicës mbi pakicën duket se në vendin tonë situata është kthyer mbrapsht. Shkaqet që shqiptarët nuk shkuan në votime janë të shumta, po zhgënjimi që ata kanë nga politika duket të jetë mjaft i madh.
Bandat e PS blenë masivisht votat me para dhe nëpërmjet kërcënimit të zgjedhësve. Në zgjedhjet e 25 qershorit, bandat e PS kërcënuan me jetë zgjedhësit që të votonin për “Rilindjen” e Ramës. Ashtu si 20 vite më parë, komisionerët e PD u kërcënuan në qendrat e votimit nga bandat e pushtetit për t’i detyruar që të tjetërsonin votën e lirë në favor të Partisë Socialiste.
Partia Socialiste përdori paratë e drogës për të blerë votat. Kjo maskaradë zgjedhore u denoncua nga portalet dy ditë para votimeve si dhe gjatë ditës së votimeve, ndërsa policia nuk ndërhyri në asnjë rast ndonëse kishte fakte dhe prova. Kartat u blenë masivisht në Tiranë dhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit, sidomos atyre njerëzve që ishin në gjendje të rënduar ekonomike. Bandat e drogës paguanin 50 euro për një kartë identiteti, vetëm që zgjedhësi të mos dilte ditën e dielë për të votuar.
Në të gjithë vendin u organizuan trafikantët e drogës që kanë mbështetje nga PS, të cilën ndanë paratë e krimit për blerjen e votave. Një votë u ble deri në 100 euro, ndërsa në mbështetje të trafikantëve ishin edhe shefat e policisë së komisariateve në rrethe. Ishin po ata shefa policie, që lejuan kultivimin e kanabisin dhe trafikimin e drogës jashtë shtetit që bashkëpunuan me trafikantët në blerjen e votave.
Drejtorë dhe zyrtarë të lartë të pushtetit u kapën duke shpërndarë para me makina në këmbim të votës. Zyrat e PS në rrethe u kthyen në magazina dhe u mbushën plot me ushqime, për t’ua shpërndarë familjeve të varfëra në këmbim të votës. Ashtu si në ’97, PS e mbajti pushtetin me vota të grabitura dhe të blera.
Presion është ushtruar edhe ndaj mësuesve që të votojnë për Partinë Socialiste. Dy ditë para  votimeve drejtorët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare u kanë kërkuar mësuesve që të votojnë për PS se në të kundërt ata pushohen nga puna më datën 26 qershor. Vetë mësuesit janë shprehur se drejtorët e shkollave kanë paralajmëruar mësuesit, se fletët e votimit janë me shenjë dhe zbulohet lehtësisht se cili mësues nuk voton për PS-në dhe do të largohet menjëherë nga puna.
Mësuesit kanë fotografuar votën e tyre për t’ua treguar drejtorëve të shkollës që të mos i hiqnin nga puna. Gjatë procesit të votimit, shumë zgjedhës janë kapur duke fotografuar votën në Vlorë. Mjaft raste janë denoncuar në polici nga komisionerët e qendrave të votimit.

Artikulli paraprakZjarret dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen pyje e kullota
Artikulli tjetërArtistët paralajmërojnë rezistencë