Berisha gati për një tjetër sezon fantastik

Etrit Berisha gati për një tjetër sezon fantastik me Atalantën. Poriteri i Kombëtares Shqiptare ka nisur fazën përgatitore, me ekipin bergamask. Pas teknikut, Gian Piero Gasperini është pikërisht Berisha i pari nga ana e futbollistëve që ka prekur terrenin stërvitor. Ndoshta një fakt që tregon padurimin e prishtinaliut, për të nisur një tjetër sezon fantasik në portën e zikaltërve.  Trajneri i Atalantës i ka bërë të ditur futbollistëve të tij, se ekipi do të zhvillojë çdo ditë nga dy seanca stërvitore.
Në kalendar janë të programuar dhe disa takime miqësore, e më pas për të nisur aventurën e tyre në Europa League. Më shumë mundësi do të jetë pikërisht Etrit Berisha, ai që do të mbrojë portën në këtë kompeticion, një gjë të tillë e vërteton edhe fakti i blerjes së kartonit të gardianit kuqezi për shumën e 5 milionë eurove. Atalanta gjithashtu ka prezantuar dhe fanellat për sezonin e ri futbollistik 2017-208 të Seria A. Në prezantim ka qenë i pranishëm dhe Berisha, sëbashku me disa shokë të tjerë të skuadrës. Berisha në sezonin që u mbyll arriti të bindte drejtuesit e skuadrës, se ai është emri ideal që ofron garanci dhe siguri si në kampionat, por edhe në Europa League. Tashmë prishtinaliu është gati të zhvillojë një tjetër sezon fantastik me fanellën e  Atalantës.

Artikulli paraprakSadiku tek Legia Warszawa
Artikulli tjetërJames tek Bajerni