Azpilicueta, objektivi tjetër i Barcës

Prioriteti i Barcelonës në merkato mbetet afrimi i një mbrojtësi të djathtë. Dëshira e parë e drejtuesve të klubit blaugrana është Hector Bellerin i Arsenalit, por duke qenë se bisedimet mes dy klubeve kanë ngecur, Barca ka edhe një alternativë tjetër për krahun e djathtë. Bëhet fjalë për një tjetër futbollist spanjoll që luan në Premier League. Klubi katalanas po ndjek me vëmendje mbrojtësin e Chelsea-it, Cesar Azpilicueta, i cili mund të largohet nga Blutë e Londrës, pasi me afrimin e Antonio Rudiger te kampionët e Anglisë, spanjolli mund të ketë më pak hapësira në formacion.

Artikulli paraprakGodet Juventusi
Artikulli tjetërE ardhmja e Kovaçiç në pikëpyetje