Trump në Francë për Ditën e Bastijes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, do të nisen për një vizitë dyditore në Francë.
Ata do të jenë pjesë e festimeve, për Ditën Bastille në Paris, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Gjithashtu është bërë e ditur se Trump do të zhvillojë takime edhe me presidentin francez, Emmnauel Macron, duke u fokusuar në konfliktin në Siri dhe përpjekjet globale kundër terrorizmit.
Macron e ka ftuar presidentin Trump për shënimin e Ditës së Bastille, gjatë një bisede telefonike, muajin e kaluar.
Përveç festimit të kësaj dite, këtë vit do të përkujtohet edhe 100-vjetori i përfshirjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore.
Dita e Bastille përkujton marrjen me forcë të kalasë Bastille më 14 korrik 1789 nga një turmë. Kjo ngjarje konsiderohet si pikë kthese dhe si simbol i rëndësishëm për francezët.
Kjo ditë shënohet si Dita Kombëtare e Francës dhe festohet çdo vit.
Bazuar në një studim të fundit nga Qendra për Kërkime Pew, vetëm 14 për qind e qytetarëve francezë besojnë në aftësinë e Trumpit “për të bërë gjënë e duhur në çështjet ndërkombëtare”.
Udhëtimi i presidentit Trump në Francë vjen në më pak se një javë pas pjesëmarrjes në samitin e G20 në Hamburg të Gjermanisë.

Artikulli paraprakShkencëtari iranian ndalohet në SHBA
Artikulli tjetërRoli i Ivanka Trump në takimin e G20