Bllokohen autobusët me pushues nga Kosova të hyjnë në Durrës

Operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të Durrësit kërkojnë që Bashkia të lejojë autobuzët me pushues nga Kosova të hyjnë në rrugën “Pavarësia”. Bashkia ka vendosur të mos i lejojë këta autobuzë të kalojnë e të parkojnë në këtë rrugë me argumentin se krijohet kaos në trafik. Por sipas operatorëve, ky vendim po dëmton turizmin, pasi pushuesit ndërrojnë destinacion dhe po e braktisin bregdetin e Durrësit për shkak të kësaj anomalie.
Edhe vetë pushuesit kosovarë shprehen të pakënaqur me këtë vendim, ndërsa thonë se do ta braktisin bregdetin e Durrësit nëse vijon kjo situatë kaotike. “Bëjmë 5 orë rrugë nga Kosova për të ardhur me pushime, ndërsa shteti i Shqipërisë na pengon që të shkojmë në plazh, duke na kthyer mbrapsht”, shprehet një pushues nga Kosova. Ky vendim i Bashkisë është marrë që në hartimin e projektit për rikonstruksionin e rrugës “Pavarësia”.

Artikulli paraprakPërgjaken rrugët, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur në aksidente të dielën
Artikulli tjetërGrabitja e argjendarisë, plagoset me armë pronari