Makina e ish-ministrit Ahmetaj pa siguracion, shkaktare e aksidentit

Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e të dielës në Kumanovë, ku u plagosën 14 persona dhe mes tyre edhe ish-ministri Arben Ahmetaj është shkaktuar nga ky i fundit dhe jo për faj të lagështirës së rrugës. Një qytetar i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku e informon se, shkak i këtij aksidenti nuk është lagështira e rrugës, por një parakalim i gabuar i ish-ministrit Ahmetaj. Ai gjithashtu informon se makina me të cilën udhëtonte ish-ministri ishte e pa siguruar.
“Mirëmbrëma Dr. Berisha, lidhur me aksidentin e ish-ministrit Ahmetaj ju informoj se Policia e Tiranës po mashtron publikun shkaku i vërtetë i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga ana e makinës së Arben Ahmetaj dhe jo lagëshitira si ç’po shkruajnë mediat në Tiranë bazuar në njoftime të policisë, së dyti nga kontrollet del se makina e Arben Ahmetaj ishte e pasiguruar, nuk ka siguracion të thjeshtë për brenda Shqipërisë (tpl) dhe nuk ka as siguracion (karton jeshil), i cili përdoret për jashtë Shqipërisë”, shkruan qytetari.
Ish-Kryeministrit Berisha i ka uruar Ahmetajt shërim të shpejtë. “Shënim: Unë botova për transparencë dhe në respekt të qytetarit dixhital mesazhin e tij, natyrisht si mjek uroj shërim të shpejtë dhe të plotë të të gjithë të plagosurve në këtë aksident rrugor!”, shkruan Berisha në Facebook.
Në një rrëfim për “Gazetën Express”, Izahir Ejupi, shoferi i autobusit që u përplas me makinën e ish- ministrit Ahmetja tregon se, skaku i aksidentit nuk ishte koha e vështirë, por shpejtësia e makinës së ish-ministrit dhe mosrespektimi i sinjaleve në komunikacion.
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj pësoi një aksident automobilistik ditën e dielë në Kumanovë të Maqedonisë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërsa janë lënduar 14 persona. Ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj është dërguar me urgjencë në Spitalin e Kumanovës.
Mediat në Maqedoni, duke iu referuar policisë shkruajnë se, Armetaj ka qenë me tre burra në makinën e tij kur u përfshi në aksident. Nuk dihet se për ku po udhëtonte Ahmetaj në momentin që ndodhi aksidenti.

Artikulli paraprakGrabitja e argjendarisë, plagoset me armë pronari
Artikulli tjetërShqipëria nën pushtetin e zjarreve, 17 vatra vetëm dje