Gazeta zbardh sot listën me degët e PD ku të shtunën e 22 korrikut anëtarësia e Partisë Demorkatike do të votojë për të zgjedhur Kryetarin e PD.
Komisioni ka vendosur që kryesitë e degëve të PD në rrethe janë përgjegjëse për organizimin e votimit që do të zhvillohet më 22 korrik. Çdo degë ka një qendër votimi. Ambientet ku do të kryhet votimi do të miratohen nga ky komision, sipas propozimeve që do të vijnë nga degët, jo më vonë se 12 korriku. Në selinë qendrore do të ngrihet qendra e degës nr. 2, ku do të votojnë përveç anëtarëve të thjeshtë, edhe anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit Kombëtar, deputetët e vjetër e të rinj. Deputetët e rinj kanë të drejtë të votojnë dhe në vendet ku ata janë me banim. Në çdo qendër votimi do të ngrihet një komision që e miraton kryesia e degës, kryetar do të jetë një nga n/kryetarët e degës dhe dy anëtarë, dhe nga një përfaqësues për secilin kandidat.
Statuti i PDSH dhe aktet e tjera të dala në zbatim të tij, si dhe organizmat e PDSH garantojnë garë të ndershme, të drejtë dhe të barabartë për këdo që dëshiron të kandidojë.
Që nga data 28.06.2017 në PDSH nuk ka patur dhe nuk do të ketë anëtarësime të reja derisa të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryetarit të saj.
Listat e anëtarësisë administrohen sipas Statutit dhe rregullave të përmendura më sipër. Çdo degë e PDSH ku do të votohet për Kryetarin e PDSH do të marrë në avancë në përputhje me vendimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale kopje të listës së anëtarësisë të degës së saj, të cilën ajo e disponon edhe në degë. Listat e votimit sipas përcaktimeve në Statut do të administrohen nga Komisioni i Votimit, i cili kryesohet nga kryetari ose sekretari i degës dhe anëtarë të tjerë që i zgjedh Kryesia e Degës. Çdo kandidat do të ketë vëzhgues në çdo komision votimi.
Çdo degë e PDSH administron databazën e anëtarësisë së saj. Çdo ndryshim në databazën në qendër bëhet vetëm me kërkesën zyrtare të degës shoqëruar me dokumentacionin e plotë të anëtarit që shtohet apo largohet.
Dega Vendi i votimit
Shkodër Selia e Degës
Vau Dejës Lokali “Armando”, Stajkë, Nj.A Bushat
Malësi e Madhe Selia e Degës
Pukë Selia e Degës
Lezhë Pallati i Kulturës
Kurbin Pallati Kulturës Laç
Mirditë Pallati Kulturës
Kukës Pallati Kulturës “Hasan Prishtina”
Has Selia e Degës
Tropojë Muzeu Historik
Dibër Pallati Kulturës
Mat Selia e Degës
Bulqizë Selia e PD Bulqizë
Durrës Pallati i Kulturës
Shijak Pallati i Kulturës
Krujë Selia e Degës
Fushë Krujë Selia e Degës
Tirana 1 Selia e Degës
Tirana 2 Selia Qendrore e PDSH-së
Tirana 3 Selia e Degës
Tirana 4 Selia e Degës
Tirana 5 Zyra elektorale, pll Fratari, rr. Ismail Qemali
Tirana 6 Selia e Degës
Tirana 7 Selia e Degës
Tirana 8 Selia e Degës
Tirana 9 Selia e Degës
Tirana 10 Selia e Degës
Tirana 11 Selia e Degës
Tirana 12 Selia e Degës
Tirana 13 Selia e Degës
Tirana 14 Ambjent privat në Tufinë
Vorë Ish-Zyra Elektorale, Rr. Rinia Qendër Vorë
Kamëz Pallati i Kulturës
Paskuqan Selia e Degës
Kavajë Qendra Kulturore ” Aleksandër Moisiu”
Rrogozhinë Kinemaja
Elbasan Teatri “Skampa”
Belsh Ambjent Privat Bardhul Tafani
Cërrik Ish-Zyra Elektorale, lokali i Sami Shtylla
Librazhd Selia e Degës
Prrenjas Selia e Degës
Gramsh Selia e Degës
Peqin Selia e Degës
Korçë Selia e Degës
Maliq Selia e Degës
Pogradec Pallati i Kulturës
Devoll Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht
Kolonjë Selia e Degës
Berat Selia e Degës
Ura Vajgurore Selia e Degës
Kuçovë Selia e Degës
Poliçan Zyra elektorale, Bulv Kryesor
Skrapar Selia e Degës
Fier Holli i Kinoteatrit Fier
Roskovec Selia e Degës
Patos Pallati i Kulturës
Lushnje Muzeu Historik
Mallakastër Pallati Kulturës, Ballsh
Vlorë Pallati Labëria
Selenicë Fshati Peshkpi, Ambjent Privat Daver Kuci
Delvinë Hasan Alizoti
Sarandë Selia e Degës
Gjirokastër Kinoteatri “Zihni Sako”
Përmet Qendra Multikulturore (Shtëpia e Kulturës)
Këlcyrë Lokal Elton Ademi
Memaliaj Selia e Degës
Tepelenë Selia e Degës
Këshilli Kombëtar Selia Qendrore e PDSH-së
Kryesia e PDSH Selia Qendrore e PDSH-së
Deputetet ekzistues Selia Qendrore e PDSH-së
Deputetet e rinj Selia Qendrore e PDSH-së