Berisha: Rama i tmerruar nga braktisja e shqiptarëve

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar dje pas veprimeve të Ramës mbi listat e personave që kërkon të shkarkohen nga administrata apo gjyqësori, ndërsa deklaron se sot Rama ndihet më i frikësuar se kurrë nga revolta e popullit apo 2.7 milionë shuplakave, me të cilat populli e ndëshkoi atë në zgjedhjet e 25 qershorit. “Të dashur miq, kësaj rradhe Edi Ramës i ka ngecur fitorja në grykë. Pavarësisht nga 75 mandatet, ai është i tmerruar nga fakti se 2,7 milionë shqiptarë me të drejtë vote, e kanë ndëshkuar atë me votën e tyre kundër ose dhe më hidhur, me votën bojkot në zgjedhjet që Noriega organizoi më 25 qershor. Kështu, frikën deri në palcë nga 2.7 milionë shpulla, siç i quan ai në psikolgjinë atërore votat kundër dhe bojkot, ai beson se mund t’a kalojë nëpërmjet mexhliseve, një formë kjo e vjetër me konotacion fetar, por dhe laik i përdorur shekuj më parë dhe që përdoret edhe sot nga chiftein beduinesh, princër apo sheikë për të komunikuar dhe njohur me ankesat e gjendjes që sundojnë. Kështu pra miq, listat e zeza dhe mexhliset po zëvendësojnë ligjet dhe institucionet në shtetin e Norieges apo timonierit, që plasi për të bërë pak, apo njëçik shtet”.

Artikulli paraprakGrabiten 10 makina në dy javë në Durrës, alarmohen turistët
Artikulli tjetërKonsulente si Ajola, me 78 milionë në vit, burri, një kreditor