Tritan Shehu: Bashkë për betejën e ardhshme

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ai ka uruar Bashën dhe i ka ofruar të gjithë mbështetjen e tij. “PD përmbylli sot në mënyrë demokratike e me një pjesëmarrje të lartë procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj. Demokratët votuan masivisht z. Basha. Urimet më të mira dhe të gjithë mbështetjen atij. Dua të theksoj se demokratët me pjesëmarrjen dhe votën e tyre ishin koshientë të ‘asaj se çfarë po bënin” dhe bënë më të mirën e mundshme! Dëshiroj të përshëndes gjithashtu dhe z. Selami për shpirtin demokratik, civil e bashkëpunues që tregoi gjatë gjithë këtij procesi! Dhe tashti të gjithë së bashku në betejat tona të ardhshme politike!”.

Artikulli paraprakFalenderimi i zonjës Odeta Nishani
Artikulli tjetërPollo: Vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej