Drejtoresha me burrin, skema zyrtare e grabitjes në dogana

Vjedhja masive në dogana bëhet nga një një grup i fuqishëm zyrtarësh me në krye drejtoreshën e Doganave dhe drejtorin e Antikontrabandës. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të marrë nga një doganier. “Vjedhje të mëdha në doganat e vendit! Doganieri dixhital denoncon: Rrjet kontrabande të fuqishme të një grupi zyrtarësh ku përfshihet drejtoresha e Doganave, drejtori i Antikontrabandës, Mirjam Prifti, burri i drejtoreshës, biznesmenë, agjensi doganore etj. Lexoni mesazhin e tij!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Përshëndetje zoti Sali Berisha nga doganieri Digital. Në doganat shqiptare, drejtori i Antikontrabandës Mirjam Prifti bashkë me burrin e Belindës, Blendisin edhe Kryetarin e Doganës Tiranë, Petrit Koçiu bashkë me Agjencinë doganore LORI me axhentin LALAI po bëjnë kontrabandë me mallra kineze, të cilat vijnë nga Kina tranzit në Portin e Pireut. Nga këtu i ndihmon me letra falco Theodhori Zbogo ose shkurt Dhori greku që ka dy pashaporta atë shqiptare edhe atë greke. Ky zotëria bën letra falco si çertifikata origjine etj. Në datën 14.07.2017 është futur një kondinier me atlete nga Subjekti “NEITEN-CO “SHPK.
Kontenierin me numër FCU8525946 e ka ngarkuar një shofer Aleko me targa kamioni AA745JL/ACR788 që edhe ky ka pashaportë greke për të gjithë kontrabandën që bën Dhori bashkë me Mirjam Priftin, drejtorin e Antikontrabandës. Konntenieri është bllokuar nga Shefi i Departamentit Gjon Bardhi, i cili nuk është në linjën e burrit të Belindës, Blendisit edhe Mirjamit.
Kontenieri është me letra falco të bëra nga kryemjeshtri Dhori, ose greku, siç i thonë shkurt, duke filluar nga çertifikata e origjinës etj. Po këta zotërinj kanë kaluar disa kondinierë me pjesë elektronike, aksesorë celularësh edhe me çanta, rripa, ora, atlete, celularë firmato gol. Agjencia doganore LORI me në krye LALAIN është ajo që merr përsipër të gjithë kondinierët me probleme. Në doganat shqiptare nga e cila edhe 1 muaj më parë ishit ju që i denoncuat me numër praktike ku ai kondinier ka marrë një gjobë prej 9 milionë lekë të reja. Ju bëj të ditur që LALAI bashkë me Dhorin kanë bërë kontrabandë edhe me Besmir Qebinin, ish-Shefin e Departamentit të Doganave shqiptare.
Mirjami me Blendisin edhe Petrit Koçiun kane çuar njerëz në tregun elektrik edhe tregun e Medresesë për t’u dhënë garanci tregtare që të bëjnë kontrabandë. Ju lutem publikojeni që të dalin të palarat e kontrabandës që bëhet në këto momente në doganat shqiptare sidomos ditët e shtunave e kanë bërë si lojën e tyre perfekte kriminelët mafioz si Mirjam Prifti, Blendisi burri i Belindës, Petrit Koçiu e shumë të tjerë në kupolën e doganave bashkë me Dhorin që bën transportin e kondinierëve edhe mushamave i ndihmuar nga super agjenti LALAI i Agjencisë Soganore “LORI”, shkruan doganieri.
Para një muaji, ish-Kryeministri Berisha publikoi mesazhin e një doganieri, i cili shkruante se, kontrabanda e kafesë bëhet nga bashkëshorti i drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. “Kontrabandën e kafesë e bën bashkëshorti i ndrikullës drejtore e Përgjithshme e Doganave! Doganieri dixhital denoncon bashkëshortin e ndrikullës, drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, për kontrabandën e madhe të kafesë, me të cilin ai e menaxhon së bashku me drejtorët Zharin dhe Marjan të Doganave të Kakavijës dhe Beratit, të cilët përdorin edhe emrin e zv/ministres së Financave! I bëj thirrje Prokurorisë të nisë sa më shpejt hetimin për këtë rrjet të mafies shtetërore që po iu grabit shqiptarëve dhjetëra milionë euro me kontrabandën e kafesë dhe po shkatërron tregun e saj”, shkruan Berisha.

R.POLISI

Artikulli paraprakLufta ndaj korrupsionit duhet të fillojë nga Rama
Artikulli tjetërProtesta për çmimin e ujit, fatura prej 7 miliardë lekë të papaguara