Protesta për çmimin e ujit, fatura prej 7 miliardë lekë të papaguara

Një grup përfaqësuesish të Shoqërisë Civile kanë protestuar dje përpara Bashkisë së Tiranës, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen protestës masive ditën e mërkurë në orën 18:00 përpara Bashkisë, ditë kur në Këshillin Bashkiak do të votohet edhe vendimi i Veliajt për të rritur me 35%. Vendimi i Veliajt ka hasur një reagim të ashpër në rrjetet sociale nga qytetarët, të cilët kundërshtojnë këtë vendim, i cili merret pa u konsultuar me qytetarët, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta. Po çfarë fshihet pas vendimit të Veliajt për të rritur çmimin e ujit me 35%? Sipas kryuhajdutit të Tiranës kjo bëhet për të bërë të mundur furnizimin 24 orë me ujë të qytetit. Po si është e vërteta. Ujësjellësi sipas raportit zyrtar ka dalë me një fitim prej 5 milionë eurosh në vitin 2016, duke pasur ofertat aktuale. Pra, Ujësjellësi nuk del me humbje. Një fakt tjetër i rëndë është se ujësjellësi është një ndërmarrje, e cila keqmenaxhohet nga Bashkia. Vetëm 22.9% e qytetarëve paguajnë faturat e ujit, pjesa tjetër është informalitet. Pikërisht për të mbuluar këtë informalitet, Veliaj ka menduar që ajo pakicë prej 22.9% e qytetarëve që paguajnë faturat e ujit duhet të paguajnë më shumë në mënyrë që të kompensojnë edhe pjesën tjetër që nuk paguan.

Thirrja e Nismës “Thurje”

Sipas ERRU (Entit Rregullator të Ujit) 67.1% e ujit që shpërndahet nuk paguhet. Vetëm 22.9% e konsumatorëve e paguajnë ujin. Në çdo vend normal, Bashkia do angazhohej të mblidhte të ardhurat nga ata që nuk paguajnë. Por jo në Tiranën e Lali Erit. Ai thotë: Kush paguan, duhet të paguajë akoma më shumë, që të mbulojë edhe humbjet e atyre që vjedhin. Bashkia bëhet palë me hajdutët në kurriz të njerëzve të ndershëm.
Kjo është e paparanueshme!
Për ta justifikuar këtë vendim absurd, u sajua një krizë uji televizive për gati një muaj. Për të na mbushur mendjen se nuk mund të zgjidhet ndryshe na u tha se vendin po e mbulonte thatësira. Njësoj siç u sajua kriza me kompanitë urbane para se të rritej bileta. E gjitha për të justifikuar vjedhjen.
Ditën e mërkurë, Këshilli Bashkiak do të mblidhet në orën 18:00 për të shqyrtuar këtë vendim. Eshtë detyrë e atyre që paguajnë të reagojnë. Eshtë detyrë e çdokujt që ka respekt për xhepin të dalë në shesh.

KLSH: Dëmi ekonomik në ujësjellësin e Veliajt

Gjatë auditimit të KLSH është konstatuar dëm ekonomik me vlerë 27.743.162 lekë dhe dëm ekonomik pa mundësi arkëtimi me vlerë 68.187.604 lekë.
Po si janë kryer abuzimet, që praktikisht janë vjedhje të fondeve publike?
Ja disa raste:
Nga auditimi i zbatimit të kontratës së punimeve civile “Ndërtim depo uji 4.000 m3 në Yzberisht”, rezulton se grupi i negocimit ka negociuar çmimin e zërit të punimeve.
“Gërmim shkëmb mesatar me çekiç me ekskavator me zinxhirë” me çmim 2.903 lekë për m3. Nga verifikimi i çmimeve të këtij manuali, rezulton se, për punime të ndërtesave, objekt i të cilit është kjo kontratë, çmimi përcaktohet 1.770 lekë/m3.
Si pasojë, është shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 3.563.210 lekë. Nga verifikimi i punimeve në objekt rezulton se skicat e gërmimit nuk janë në përputhje me realizimin në fakt. Sasia e gërmimit e përfshirë më tepër në gërmim është 3.700 m3, me vlerë 5.594.400 lekë, është përfituar padrejtësisht nga kontraktori dhe përbën dëm ekonomik.
Sa i përket zërit “Gërmim shkëmbi mesatar me çekiç me ekskavator me zinxhirë”, rezulton se sasia e përfshirë në situacionin përfundimtar prej 5.649,7 m3 është e pasaktë. Nga përllogaritjet, rezulton se sasia e këtij masivi shkëmbor është afërsisht 2.373 m3. Diferenca e likuiduar më tepër është 3.267.7 m3, me vlerë 6.055.048 lekë, e cila është përfituar padrejtësisht nga kontraktori dhe përbën dëm ekonomik.
A. Nga auditimi i zbatimit të kontratës “Rehabilitim kanalizimesh rruga “Don Bosko”, përfshirë rrugën “Egnatia”, rezulton se mjeti autobot është përdorur vetëm 24 ditë, nga 28 ditë të përfshira në situacionin përfundimtar të punimeve.
Në situacionin përfundimtar janë likuiduar 300 orë punë. Numri i orëve për ditë pune të regjistruara është 11. Në këto kushte, është likuiduar më tepër sasia 36 orë, që është përfituar padrejtësisht nga kontraktori.
B. Nga auditimi i zbatimit të kontratës “Rehabilitim kanalizimesh rruga “Don Bosko”, përfshirë rrugën “Egnatia”, rezulton se mjeti autobot është përdorur vetëm 24 ditë, nga 28 ditë të përfshira në situacionin përfundimtar të punimeve.
Në situacionin përfundimtar janë likuiduar 300 orë punë. Numri i orëve për ditë pune të regjistruara është 11. Në këto kushte, është likuiduar më tepër sasia 36 orë, që është përfituar padrejtësisht nga kontraktori.
C. Është likuiduar zëri i punimeve “Përforcime metalike në të dy anët e rrugës” në sasinë 165 ton, në gjatësinë e rrugës 94 metra. Sasia e përforcimeve metalike likuiduar më shumë është 118 ton dhe vlera 1.698.916 lekë është përfituar padrejtësisht nga Bashkimi i operatorëve ekonomikë “K & A” dhe përbën dëm ekonomik.
D. Nga auditimi i zbatimit të Kontratës “Ndërtim rrjet kanalizimi në zonën e Ish-Uzina e Autotraktorëve”, rezulton se, në procesverbalin e mbajtur me datë 19.09.2016, theksohet se banesat janë ndërtuar mbi themelet ekzistuese të ish-Uzinës Autotraktori, ku pjesa e tabanit rezultoi me shtresë betoni me thellësi 30 deri 40 cm, për zonën midis piketave a30-b30-c30-d30-b’30-a’30.
Nga auditimi i dokumentacionit të librezës së masave rezulton se për zërin “Thyerje betoni” për të cilin është marrë gjatësia 500 ml dhe me seksion tërthor (1.00 m x 0.4 m), në fakt është 150 ml. Në këto kushte, sasia 140 m3 [1 m x 0.4 m x (500-150 m)]është përfshirë më tepër në situacionin e punimeve shtesë. Vlera 588,000 lekë është përfituar padrejtësisht nga kontraktori “JV K dhe K.I” dhe përbën dëm ekonomik.

Shpërdorim fondesh

Gjatë auditimit është konstatuar edhe përdorim pa efektivitet të fondeve me vlerë 744.405.437 lekë (5.5 milionë euro).
Borxhi total ndaj UKT-së, i krijuar dhe mbartur prej vitit 2008, në fund të vitit 2016 rezultoi në vlerë totale 3.575.209.849 lekë. Në këtë vlerë përfshihen detyrimet për faturim shërbimi (pavarësisht nga kategoritë e përfituesve) në masën 2.696.053.417 lekë, duke reflektuar një shtesë borxhi vetëm për vitin 2016 në masën 346.295.379 lekë, vlerën e kamatës së akumuluar në masën 305.976.887 lekë, si dhe detyrimet për taksën vendore në masën 605.566.500 lekë.
Nivelin më të lartë të borxhit e mbajnë klientët familjarë, me një detyrim të papaguar në masën 1.653.366.879 lekë, vlerë që vetëm në vitin 2016 është rritur në masën 23%.
Pavarësisht se konstatohen përpjekje për të menaxhuar borxhet e akumuluara për faturim të shërbimit nga ana e UK Tiranë, fakti se, vetëm për faturimin e vitit 2016, mosarkëtimi i faturave është në masën 744.405.437 lekë, reflekton problematikën e madhe që lidhet me adresimin jokorrekt të këtij problemi nga strukturat drejtuese.

Ujësjellësi i Tiranës raportoi 5 milionë euro fitime në 2016-n

Në vitin 2015, borxhi i pambledhur, si rrjedhojë e mosarkëtimit të faturave nga konsumatorët familjarë, provatë, shtetërorë, etj, u rrit me 70%, duke arritur në 2.7 miliardë lekë (gati 20 milionë euro)…
Bashkia e Tiranës po shqyrton rritjen e çmimit të ujit, sipas një vendimi, që do i propozohet Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, ditën e mërkurë. Sipas relacionit, për familjarët propozohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3.
Për bizneset, rritja e propozuar është po 44%, nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3. Sipas relacionit të Bashkisë, shoqëria është e angazhuar për të bërë investimet e nevojshme për rritjen e përqindjes së lidhjeve me ujëmatës në pesë vitet e Planit të Biznesit, në mënyrë që të rrisë lidhjet në ujëmatësa, në zonën e re të shërbimit të UK Tiranës, nga 75% në 2016, në 97% për konsumatorët familjarë në fund të vitit 2021, dhe në 100% lidhje me ujëmatës për entet private dhe institucionet buxhetore deri në fund të vitit 2018”.
Rritja e çmimit propozohet në një kohë që Ujësjellës-Kanalizime Tiranë rezulton një nga kompanitë më fitimprurëse dhe rentabël në Shqipëri, nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka hapësira për të rritur të ardhurat përmes rikuperimit të detyrimeve të prapambetura.
Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime, në vitin 2016 ishin 2.95 miliardë lekë (21.5 milionë euro). Konsumatorët familjarë sjellin gati gjysmën e të ardhurave të Ujësjellësit.
Fitimi i kompanisë, para taksave, ishte 675 milionë lekë, apo gati 5 milionë euro, me një rritje prej 8% në raport me fitimin e vitit 2015.
Tre vitet e fundit, sipas bilancit, aktiviteti i Ujësjellës-Kanalizimeve ka qenë i qëndrueshëm me një rritje të lehtë të të ardhurave, ndërsa norma e fitimit është përmirësuar. Në vitin 2016, norma e fitimit ishte 23%, çka nënkupton se për çdo 100 lekë të ardhura, 23 ishin fitime (para taksave). Në vitin 2014 norma e fitimit ishte 18%.
Sipas bilancit të detajuar të vitit 2015, shpenzimet e personelit ishin rreth 860 milionë lekë (37% të totalit të shpenzimeve), ndërsa shpenzimet e përgjithshme të prodhimit ishin 924 milionë lekë, rreht 40% të totalit.
Në vitin 2015, Ujësjellësi kishte logari të arkëtueshme, si rrjedhojë e mosarkëtimit të faturave nga konsumatorët familjarë, provatë, shtetërorë, etj, prej 2.7 miliardë lekësh (gati 20 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 70%,në krahasim me 1.9 miliardë lekë që ishin detyrimet e paarkëtuara në 2014-n. 75% e këtij detyrimi i përket konsumatorëve familjarë.
Kompania ka një kapitali neto prej 7.1 miliardë lekësh, ndërsa  detyrimet në total arrijnë në 9.7 miliardë lekë, nga të cilat 5.2 miliardë lekë është një huamarrje afatgjatë. Kredia afatgjatë është me kushte të buta dhe e marrrë nga qeveria italiane, gjatë periudhës 1993-2001 përmes BKT-së. Ujësjellësi ka dhe një kredi direkte nga BKT të marrë në vitin 2015 prej 1 miliard lekësh, e cila do të përdoret për rikonceptimin e shfrytëzimit të burimeve të Shën Mërisë.

Shqipëria, tarifat më të larta të ujit në Europë

Shqipëria ka tarifat më të larta për ujin në rajon dhe rritja e re që propozon Bashkia e Tiranës do të bëjë që shqiptarët në kryeqytet të paguajnë dy herë më shtrenjtë për ujin se sa fqinjët e tyre.
Sipas një dokumenti zyrtar të Bankës Botërore, familjarët shqiptarë paguajnë rreth 0.7 euro për çdo metër kub si kosto për shërbimin e ujit të pijshëm dhe atë të ujërave të zeza, duke qenë vendi më i shtrenjtë në Ballkan. Në vendin e dytë, renditet Mali i Zi, ku tarifa e ujit për familjarët është 0.62 euro për metër kub të konsumuar.
Boshnjakët paguajnë 0.53 euro për metër kub, ndërsa në Maqedoni tarifa e ujit për familjarët është rreth 0.52 euro për metër kub. Sipas të dhënave, Kosova dhe Serbia janë dy vendet me çmimin më të lirë të këtij shërbimi, përafërsisht 0.5 euro për metër kub.
Edhe në raport me të ardhurat, shqiptarët detyrohen të paguajnë më shumë nga buxheti i tyre për shërbimin e ujit se sa fqinjët.
Aktualisht, sipas  të dhënat, familjarët shqiptarë shpenzojnë 2.2 për qind të buxhetit mujor për ujin. Në Maqedoni, familjet shpenzojnë 1.8 për qind të buxhetit për ujin, ndërsa në Mal të Zi dhe Serbi respektivisht 1.6 dhe 1.3 për qind.
Të gjitha këto janë çmimet aktuale. Tarifat e reja që propozon Bashkia e Tiranës do të thellojnë edhe më shumë diferencën mes tarifave që paguajnë shqiptarët dhe fqinjët e tyre në rajon. Madje me rritjen e re, tarifat e ujit në Tiranë duke përfshirë taksat dhe pagesat për ujërat e zeza, shkon gati 1 euro për metër kub. Kjo është plot dy herë më shtrenjtë se sa mesatarja e vendeve fqinjë.

“Monitor”

Artikulli paraprakDrejtoresha me burrin, skema zyrtare e grabitjes në dogana
Artikulli tjetërVeliaj ofendon qytetarët: Qenëri