Veliaj ofendon qytetarët: Qenëri

Kryehajduti i Tiranës ka sulmuar të gjithë ata që e sulmojnë për projektin e rritjes së çmimit të ujit në Tiranë, duke i quajtur “qeneri”. Ky burrcak duhet tërhequr zvarrë nga zyra për këtë fjalor që ka përdorur ndaj qytetarëve të Tiranës. Në një shpjegim të dhënë në studion e “Ora News”, njeriu i një mijë veseve dhe vjedhjeve në Tiranë dhe Ministrinë e Punës Sociale tha se ai është i vendosur të rrisë çmimin e ujit në Tiranë. “E di se do të sulet qenëria pas këtij vendimi”, tha ky vemje, duke ofenduar qytetarët e Tiranës.
Për të parën herë në historinë e Tiranës si Bashki, një kryetar i saj guxon që të artikulojë një ofendim të tillë ndaj qytetarëve. Kjo frazë është e mjaftueshme për të kuptuar arrogancën e një pushteti, i cili nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie ndaj qytetarëve, sepse pushtetin nuk e ka marrë nga vota e lirë e tyre, por e ka fituar nga blerja dhe manipulimi masiv i votave përmes kërcënimeve.

Artikulli paraprakProtesta për çmimin e ujit, fatura prej 7 miliardë lekë të papaguara
Artikulli tjetërFaqja e Parë