Albian Ajeti transferohet në Serie A

Albian Ajeti është pranë transferimit te skuadra e Serie A, Spal. Sulmuesi kosovar, Albian Ajeti është pranë transferimit në Serie A. Vëllai i vogël i Arlind Ajetit, ndiqet me interes nga klubi i inkuadruar në elitën e futbollit italian, Spal.
Ekipi italian ka filluar prej kohësh negociatat me futbollistin dhe St.Gallenin, e cila zotëron kartonin e lojtarit. “Gianluca di Marzio” raporton se ka një akord parimor mes palëve për transferimin e lojtarit në Itali, por të shtunën do të zhvillohet një takim që do të sqarojë përfundimisht detajet e kësaj marrëveshjeje, pasi nuk dihet nëse do të bëhet me formulën e huazimit apo shitjen e kartonit. Ish-sulmuesi i Augsburgut dhe Baselit ka pasur një sezon të mirë te St.Gallen. Ai ka shënuar 10 gola në 29 ndeshje me këtë skuadër.

Artikulli paraprakArlind Ajeti kërkohet nga Krotone
Artikulli tjetërInter ofron yllin e skuadrës për Di Marian